Etnografi/ Opingat

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Etnografi/ Opingat

Opingat ishin pjesë e kostumit popullor dhe shërbenin për të mbathur këmbët. Ato përgatiteshin nga burrat në kushtet e ekonomisë shtëpiake. Si material përdoreshin copa prej lëkure kau ose lope të thara dhe pastruara më parë, të cilat liheshin fillimisht për tu regjur në ujë të ngrohtë. Më pas copa e lëkurës përpunohej duke ju nënshtruar disa proçeseve. Të tilla ishin prerja në masën e këmbës, shpimi i vrimave, qepja, dhënia e formës, etj. Një përshkrim të plotë të këtij proçesi na jepet nga etnografja Llambrini Mitrushi, në studimin e saj ‘’Veshje myzeqare të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX’’.
Ndërkohë në qytetin Fierit ashtu si edhe në Berat dhe Lushnje prodhoheshin ‘’Çingat’’. Ato përgatiteshin nga mjeshtrit opingarë prej një lloj lëkure të trashë dhe kishin ngjyrë kafe ose bezhë. Çingat dalloheshin nga opingat e zakonshme prej thembrës së thellë si të këpucës, rripave horizontalë dhe atij vertikal, të cilët lidheshin anash me një tokëz.
Foto: Opinga për gra dhe burra. © Muzeu Historik Fier. Burimi: Llambrini Mitrushi, ‘’Veshje myzeqare të shekullit XIX dhe të fillimit të sheullit XX’’, Etnografia Shqiptare, VII, Tiranë 1976, f. 146.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.