Itali/ Fëmijët shqiptarë i dhurojnë flamurin kombëtar urdhrit Saveriani në Parma

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një nga momentet kulminante të Festës së Fëmijëve dhe Festës së Popujve, të mbajtur këtë fundjavë ishte ceremonia e dhurimit të flamurit kombëtar përfaqësuesve të urdhërit Saveriani të qytetit të Parmës nga fëmijët e komunitteit shqiptar.
Ditën e diel 29-05-2022 komuniteti shqiptar në Parma mori pjesë në manifestimin e përvjetshëm “Festa e popujve” organizuar nga misionarët Saverian të cilët në vitet ’90 kanë qenë me mission në Malësinë e Shkodrës.
Për Shkollën Shqipe Scanderbeg në qytetin e Parmës, Itali ishte kënaqësi dhe motiv i dyfishtë pjesmarrja në këtë eveniment pasi ishte edhe mbyllja e vitit shkollor 2021-2022.
Disa nga nxënësit e pranishëm lexuan pjesë letrare në gjuhën shqipe dhe italiane. Më pas të gjithë të pranishmit u bashkuan nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare. Nuk munguan pjatat e përgatitura për rastin nga aktivistët e komunitetit shqiptarë në Parma. Në praninë e të gjithë komuniteteve te tjera pjesëmarrëse në këtë eveniment nxënësit tanë dhuruan edhe flamurin kombëtarë për ta radhitur mes të gjithë flamujve të botës që ndodheshin në krriderot e qendrës Saveriani në qytetin e Parmës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.