Kroaci/ Koncert i përbashkët i fëmijëve shqiptarë e ukrainas për 1 Qershorin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Fëmijët shqiptarë e ukrainas festuan më 4 qershor 2022, në Zagreb sëbashku festën e 1 Qershorit. Me këtë rast u mbajt koncerti i muzikantëve të vegjël shqiptarë e ukrainas në sallën e Shkollës së Muzikës “Elly Bašić”. Përveç muzikantëve morën pjesë edhe nxënësit, që mësojnë shqip në shkollat tetëvjeçare të qytetit e prefekturës së Zagrebit dhe të Gjakovës: Shkodrani, Melita, Florandi, Lorenda, Marta, Eltrina, me recitime dhe këngë kushtuar 1 Qershorit, ndërsa vogëlushja Lara Shabani interpretoi në lidhje online këngën Moj e bukura More.

Koncertin e ndoqën  drejtuesja e Sektorit Për Arsimin pranë së Bashkisë së Zagrebit Martina Glasnović, përfaqësuesit e ambasadave shqiptare në Zagreb, komuniteti ukrainas dhe shqiptar i Zagrebit, kroatë, përfaqësues të shoqatave shqiptare e ukrainase, të mediave, prindër e fëmijë.

Mrekulluan publikun muzikantët shqiptarë Erina, Dardani, Adea, Nola të cilët luajtën ne flaut, piano, kitarë e violinë, ndërsa muzikantët ukrainase luajtën në harp e violinë dhe interpretuan këngën popullore ukrainase Podoljanka.

Programin e përgatitën: profesor Xhevdet Sahatxhija, mësueset Melita Orešković e Pranvera Shabani dhe Emil Bobrak.

Koncerti u organizua nga Shoqata Teatrore në Kroaci Mërgimtari, Bashkësia Ukrainase e Zagrebit dhe Këshilli i Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë me mbështetjen e Këshillit Për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë.

Ditën Ndërkombëtare fëmijët e Zagrebit e festuan me program artistik, duke kërkuar ndalimin e luftës në Ukrainë, ndalimin e dhunës ndaj fëmijëve, një jetë të lumtur dhe botë të bukur plotë dashuri.

Përfaqësuesi i Bashkësisë Ukrainase Emil Bobrak falenderoi shoqatat shqiptare dhe komunitetin shqiptar për mbështetjen që i japin popullit ukrainas në këto ditë të vështira që po kalon edhe nëpërmjet organizimit të koncerteve të tilla të përbashkëta për të promovuar kulturën ukrainase dhe sensibilizuar mbarë botën në kauzën e tyre për mbrojtjen e atdheut.

Nga Melita Orešković

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.