Festa e përvitshme e shkollës shqipe “Vatra” në Bruksel

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në përfundim të vitit shkollor 2021 -2022 më 28 maj, në qendrën e kulturës “Vatra ” u organizua një aktivitet festiv me nxënësit e mësuesit e shkollës shqipe.

Merrnin pjesë prindërit e nxënësve e të ftuar të tjerë nga komuniteti shqiptar që jeton në Bruksel.

Në hapje të këtij aktiviteti foli drejtoresha e shkollës znj. Vaile Shkodra e më pas i përshëndeti të pranishmit Ibrahim Dizdari.

Nxënësit, nën drejtimin e mësuesve të tyre, kishin përgatitur recitime, këngë e valle popullore nga treva të ndryshme shqiptare. Me mundësitë e tyre ata kënaqen pjesëmarrësit. Në përfundim të këtij aktiviteti mbresëlënës nxënësit morën dëftesat.

Shkolla shqipe ‘Vatra’ tashmë është zmadhuar e konsoliduar. Në 17- vite të jetës së saj, falë punës së pa lodhur të drejtuesve Amet Gjanaj ( president i saj ), të drejtoreshës Vaile Shkodra dhe të ekipit të mësuesve që kanë dhënë kontributin e tyre, që në hapat e parë e deri tani, kjo shkollë ka marrë emër të mirë, në Bruksel e më gjerë. Në bazë të moshës dhe aftësive gjuhësore  të prurjeve sot funksionojnë 5-grupe nxënësish. Sipas nivelit qe ata kane, përveç gjuhës Shqipe nxënësit mësojnë edhe bazat e historisë e te gjeografisë tonë kombëtare, kanë në program edhe valle popullore shqiptare.

Shkolla shqipe ‘Vatra ‘ funksionon edhe në kuadër të qendrës kulturore ‘Vatra ‘. Këto dy institucione i gërshetojnë aktivitet me njëra-tjetrën kështu që komuniteti ynë angazhohet në mënyrë më të plotë, sidomos për aktivitete përkujtimore e festa me karakter kombëtar.

Thene shkurt: Qendra dhe shkolla shqipe ‘Vatra’ janë dy institucione që po i shërbejnë fort mbajtjes gjallë dhe zhvillimit të gjuhës shqipe e të kulturës tonë kombëtare, në zonën ku Ne jetojmë por ama, siç e kemi theksuar edhe herët e tjera, edhe sot po ju lutem shteteve tona në Shqipëri e Kosovë që të investojnë pa vonesë për gjuhen dhe kulturën tonë kombëtare, për mërgatën e tyre. Një lutje të tillë e kam edhe për komunitetet sipas zonave ku ato jetojnë. Ato duhet te bëjnë maksimumin e mundshëm, sidomos për hapjen e shkollave shqipe sepse gjendja aktuale është e pafalshme. Mjafton të përmend vetëm Brukselin, që ka mbi 20000 shqiptar e në të ka vetëm shkollën shqipe “Vatra”. Kështu e me keq është gjendja kudo, për emigrantët tanë nëpër shtete të ndryshme të botës. Ndaj ju lutem mos hezitoni sa s’është tepër vonë!

Nga Ibrahim Dizdari

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.