Johan G. fon Hani/ Kur vëllezërit Grimm e porositnin për përrallat shqiptare

E enjte, 3 Korrik, 2025

Bizantologu Franc Dëgler duke folur për rëndësinë e Hanit në sferën e hulumtimit të karakterit popullor ballkanik thekson: “Në plan të parë qëndron punimi i Georg fon Hanit; vepra e tij “Studime shqiptare”, 1854 dhe “Përralla greke dhe shqiptare” përmbajnë materialin më të shtrenjtë folkloristik”.

Por nëse vepra e tij emblematike “Studime shqiptare” është përkthyer dhe studiuar nga albanologët shqiptarë, “Përralla greke dhe shqiptare” është ende një “burim” i paeksploruar. Studimi i parë i Hanit në lidhje me përrallën ka lidhje me qëndrimin e tij në Janinë. Asokohe ai ka botuar vetëm disa përralla në gjuhën shqipe. Vilhelm Grim ka mundësuar botimin e përkthimit dhe ka vënë re “të përbashkëtat e qarta të “këtyre përrallave” me ato gjermanet. Nga koha e tij në Janinë ai kishte mbledhur 66 përralla në greqishten e re dhe nëntë në shqip si dhe 25 variante.

Ai u përpoq shumë që ta rriste këtë numër. Në lidhje me vështirësitë që ishin shfaqur gjatë këtij procesi Hani pranon: “Autori jeton qysh prej 27 vjetësh në Levante dhe pikërisht gjatë qëndrimit të tij shtatë vjeçar në Eube si gjyqtar dhe çifligar kishte marrëdhënie shumë të ngushta me fshatarët grekë. Ai hante e pinte, dilte për gjah dhe udhëtonte me ta dhe shpesh për javë të tëra flinte në kasollet e tyre; ai i kalonte disa net në shtëpi greke, shqiptare dhe bullgare me udhëtarë të tjerë pranë zjarrit të përbashkët, disa ditë në karroca të vogla bregdetare të mbushura plot e përplot me njerëz dhe sidoqoftë ai me gjithë këto takime të shumëllojshme nuk arriti të dëgjonte qoftë edhe një përrallë të vetme. Biseda sipas rregullit ndiqte të njëjtin fill; ngjarjet e ditës, përjetime udhëtimi, tregime humoristike dhe tregime të pista, këto dy të fundit ishin me bollëk, por kurrë nuk ishte treguar një përrallë”. Madje një herë një personalitet turk, teksa ai përpiqej për përrallat në Janinë, e kishte këshilluar që të mos e bënte këtë gjë, sepse është “e papajtueshme me titullin e konsullit”. Përvoja të ngjashme si Hani duket se ka provuar Kurt Vahsmuti: “…Ende sot për të huajt është po aq e pamundur që gratë, të cilat dinë përralla, të mund t’u tregojnë qoftë edhe një përrallë të vetme”.

Maksimilian Lamberci, një mbledhës i mëvonshëm përrallash pranon: “Perceptimet e mia janë në kundërshtim me përvojat e raportuara nga J. G. fon Han. Sigurisht që shqiptari nga shtëpia është shumë mosbesues ndaj çdo të huaji, dhe është e nevojshme një njohje më e gjatë që të thyhet rezervimi i tij. Aq më mirë është kur i shkon në shtëpi shqiptarit të miqësuar me anë të rekomandimit të një tjetri. Atëherë qysh në fillim trajtohesh si një mik i vjetër dhe nga burrat e shtëpisë mund të kesh gjithçka, edhe përrallat. Më kujtohen bisedat e rehatshme pranë zjarrit të vatrës së kullave shqiptare, në rrethin e burrave të shtëpisë, sesi tregonin njëri pas tjetrit nga një përrallë. Ne duhet të pranojmë se pozita zyrtare e Hanit, fillimisht si gjyqtar në Greqi, më vonë si konsull në Shqipëri për të ishte njëfarë pengese për sa i përket marrëdhënies me shtresat e ulëta të popullit. Megjithatë konsulli mundi ta zgjeronte mbledhjen e përrallave përmes një morie ndihmësish”. Për dy përralla fon Hani ia di për nder mikut të tij Kristian Zigelit. Katër përrallat shqiptare nga Porosi konsulli i ka mbledhur vetë. Zoti fon Han u nxit më shumë nga premtimi që i kishte bërë Vilhelm Grimit. Por vetëm në fund të vitit 1862 ai filloi ta realizonte këtë gjë. Atij iu desh “të transformonte, plotësonte apo shkurtonte” vetëm disa pjesë për shkak të formës së tyre të pamjaftueshme. Ai hoqi dorë me ndërgjegje nga pasurimi i disa përrallave me variante të shumta. Për këtë përkthim poeti Paul Ernst thotë: “Një nga tërheqjet kryesore të përmbledhjes së përrallave të Hanit është mënyra e rrëfimit të tyre; përrallat në librin e Bernhard Shmidit nuk janë të rrëfyera në mënyrë kaq të këndshme dhe prandaj nuk mund të lexohen me kaq lezet” dhe ai e shpjegon librin e Hanit “me të drejtë si një nga më të bukurit e këtij lloji”. Hulumtuesi i njohur i përrallave Fridrih fon der Lajen gjykon në mënyrë disi më kritike: “Zoti Fon Han i ka përkthyer përrallat e tij me kujdes dhe me finesë në gjuhën, e cila në mesin e shekullit të kaluar mbahej si gjuha e përrallave. Me gjithë disa shprehje të fuqishme kjo nuk është gjuha e popullit, por ajo e një shtrese të lartë të arsimuar”

Pasi ai e kishte mbaruar përkthimin e këtij thesari të madh përrallash, një pjesë të përzgjedhur me shkrim dore ua dërgoi “korrierëve të kufirit”, ku edhe u shtypën. Fletët e korrekturës së këtyre përrallave ishin gjëja e fundit që Jakob Grimi “i kontrolloi me interes të madh dhe disa nga këto i pa me laps”. Fon Hani e ndërtoi këtë përmbledhje përrallash të bazuar në tri kategori motivesh. Grupin e parë e formuan formulat e familjeve (formulat martesore, të fëmijëve dhe prindërve, të motrave e vëllezërve), kategoria e dytë: formulat e përziera (ato të bastit për nuse dhe për rrëmbim) dhe e treta formulat dualiste, të cilat mbështeten në një kontradiktë të botës së brendshme dhe të jashtme. Më tej hulumtuesi i përrallave filloi të ndërtonte një terminologji shkencore të degës së tij të hulumtimit, ndërkohë që ai dallon “tiparin e përrallës”, “zinxhirin e përrallës” dhe “thesarin e përrallës”. Si rezultat përfundimtar të shkencës së përrallave të ngritur në këtë drejtim ai priste “një gjymtyrë të njëllojtë të disa formulave të përrallave. Për të treguar anën e përbashkët të thesarit të përrallave evropiane, Hani e plotësoi përmbledhjen e tij përmes një liste pjesësh paralele të përbëra nga dhjetë përmbledhje të tjera përrallash. Ai vetë ishte disi i habitur nga rezultatet e nxjerra. Ai nuk e kishte përfytyruar në mënyrë kaq bindëse përputhjen në përrallat e popujve të ndryshëm evropianë. Një interpretim i thelluar i përrallave në shkencë datoi vetëm nga vëllezërit Grim. Qysh atëherë përrallat u konceptuan si formë e veçantë e sagave të vjetra për perënditë dhe heronjtë dhe në përputhje me këto si “mendimet e para të njerëzimit”. Afria e përrallave të popujve të ndryshëm me njëri-tjetrin është e pamohueshme. Shkaku për këtë mund të qëndrojë si në kushtet e njëjta të lindjes ashtu edhe në prejardhjen apo huazimin e njëjtë. Por prejardhja e njëjtë duhet kuptuar si rregull, huazimi si përjashtim. Përmbajtja e përrallave është po aq mitike sa ajo e sagave. Hani u bazua në këto teori të vëllezërve Grim. Sipas ligjit të tij për zhvillimin e sagës të hartuara më përpara, përralla është shkalla e saj e fundit e zhvillimit. Grada e “konkretizmit” të një miti është një shenjë e moshës së tij përkatëse. Pastaj hapi i fundit i zhvillimit çoi te novela apo te tregimi historik.

Meqenëse Fon Hani e konsideroi përrallën si një gjini të sagës, ai gjithashtu shtriu te përralla ligjet e hartuara prej tij për zhvillimin e sagës. Nga ky zbatim ai nxori përfundimin: “Lindja e saj ndodhi në moshën fëmijnore të racës njerëzore dhe këtu qëndron magjia, të cilën ajo e ushtron te bota e fëmijëve; … te sagat dhe përrallat janë ruajtur mendimet e para të njerëzimit. Gjatë zhvillimit përralla u nda nga ndërgjegja e tërë popullit dhe u kthye te mbretëria e fëmijëve dhe grave”.

Ai gjithashtu e dalloi me mprehtësi përrallën nga tregimi humoristik. Përralla përherë është e mbyllur brenda vetes përmes arritjes së kulmit dhe zgjidhjes së një konflikti. Qëllimi i saj arrin “kënaqësinë” e dëgjuesve. Gjithnjë krijohen tregime të reja humoristike dhe përhapen përmes komunikimit. Qëllimi i tyre është zbavitja e dëgjuesve. Ndërsa te përralla rregulli moral i botës është baza e vetëkuptueshme, pa u ruajtur një tendencë morale. Tregimet humoristike janë zbavitja e dashur e burrave, të cilët shohin me “përbuzje sovrane” përrallën. “Vetëm aty ku një shumicë burrash pranon përmes një bashkëjetese të gjatë format e familjes, pra në kazerma, manastire dhe në anije, aty-këtu përralla lejohet që rrethi i miqësuar ngushtësisht të kalojë kohën me të; por sapo hyn një i huaj, atyre u vjen turp për këtë shoqëri të padenjë dhe përralla ndërpritet. Përralla si një pasuri shpirtërore e botës së qetë të grave dhe fëmijëve sipas natyrës së saj është përhapur me pak perspektivë”. Hani përrallën indogjermane ashtu si gjuha ia ka caktuar “thesarit shpirtëror protoarian”. Përmbledhja u botua në 1864 me titullin “Përralla greke dhe shqiptare” në dy vëllime nga shtëpia botuese Vilhelm Engelmann në Lajpcig, ndoshta me një tirazh prej 1000 kopjesh. Kritika e priti me shumë dashamirësi.

Në “Lajpciger Grencboten” u diskutuan anketat e afishuara të dërguara nga botuesi. Kjo përmbledhje e parë e përrallave është vepra e “zellit më të rëndësishëm të dijetarit”. “Hyrja e hollësishme përmban disa mendime fine në lidhje me ekzistencën dhe moshën e përrallës dhe shpjegime të çuditshme në lidhje me marrëdhënien e kësaj të fundit me sagën e perëndive dhe të heronjve”…ajo nuk përcjell vetëm një pasurim të rëndësishëm të “thesarit të materialit në lidhje me psikologjinë e popujve”… por është edhe një “libër i këndshëm argëtimi ” – natyrisht me përjashtimin e fëmijëve”.

Edhe sot vlen ende gjykimi i Paul Kreçmerit në lidhje me arritjen e Hanit, i cili ka botuar vetë një përmbledhje përrallash dhe aty ka përfshirë dymbëdhjetë pjesë të Hanit. ”Përmbledhja më e shkëlqyeshme dhe më e madhe e përrallave të treguara përgjithësisht mirë është botuar e përkthyer në gjermanisht: kjo është vepra e konsullit austriak dhe e studiuesit të famshëm të Shqipërisë J. G. fon Hanit e titulluar “Përralla greke dhe shqiptare”, e cila zë një vend të rëndësishëm edhe nëpërmjet hyrjes së saj dhe vërejtjeve në studimin e përrallave”.

Bio

Johann Georg Von Hahn lindi në 11 korrik 1811 në Frankfurt mbi Majn dhe vdiq në Jena më 23 shtator 1869, ishte një diplomat austriak dhe albanolog. Pasi ndoqi gjimnazin në Mainc ai i vazhdoi studimet në Gisen dhe në Hajdelberg nga viti 1828 deri në 1832 në degën e shkencave juridike ku edhe u diplomua.

Më 1847 u bë konsull në Janinë, më 1851 në Syradhe prej vitit 1869 konsull i përgjithshëm në Athinë. Hani njihet si themelues i studimeve mbi shqiptarët. Hani, gjatë shërbimit të tij si nënkonsull i Austrisë në Janinë, njohu drejtpërdrejt jetën, botën shpirtërore dhe historinë e shqiptarëve dhe të arbëreshëve të Greqisë. Hani kërkoi nëpër Shqipëri, përpos të tjerash, edhe lëndën për veprën e tij madhore në tri vëllime “Albanesische studien” (Studime shqiptare), që u botua në vitin 1854. Aty hani argumenton për herë të parë nga një pikëpamje multidisiplinare (historike, gjuhësore, etnografike etj.), autoktoninë e shqiptarëve, prejardhjen ilire të shqiptarëve e prejardhjen e shqipes nga ilirishtja dhe hedh idenë e prejardhjes së përbashkët “tireno-pellazgjike” të ilirëve, të epirotëve e të maqedonasve, të cilët, krahas grekëve dhe romakëve, formonin një degë të veçantë e të rëndësishme të lashtë. Ai ka mbledhur material në vend, mësoi gjuhën shqipe dhe dëshmoi përkatësinë e shqipes si gjuhë e familjes indoevropiane. në anën tjetër, teza e tij, u shfrytëzua me efikasitet nga ideologët e rilindjes kombëtare shqiptare, për vetëdijen kombëtare të popullit për argumentimin e së drejtës historike të shqiptarëve për autonomi e shtet të pavarur, që do të përfshinte të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.