Javën që po lëmë pas Europa përvecese ndoqi finalen e Conference League të mbajtur në Tiranë foli dhe hëngri… shqip. Të paktën ata mijra tifozë që mbushën kryeqytetin ditën e mërkurë. Gatime tradicionale dhe jo vetëm në çdo pjatë, që kishin lidhje të ngushtë me çdo cep të vendit tonë. Pa përmendur edhe pijet 100 % shqiptare.
Por edhe VIP-at dhe zyrtarët e lartë të UEFA-s patën mundësinë të njihen me gastronominë shqiptare. Nga byreku me fasule, te tava e kosit apo jufkat e Dibrës, mjaftuan për të sjellë shumë Shqipëri në çdo pjatë.

Disa nga shefat e angazhuar nga restorantet më me emër në vend u kujdesën për çdo detaj që çdokush të merrte shijen e gatimeve tona. Pjatat e servirura jo vetëm që ishin receta shqiptare por edhe me perberes nga krahina të ndryshme të vendit si Tavë krapi nga Shkodra me petë misri, Byrek tradicional me fasule të bardha nga Kallmeti dhe kërpudha nga Puka, Pulë me jufka Dibre, Tavë kosi tradicionale me mish qengji dhe shafran Elbasani. Lule çikore me vaj ulliri nga Rapsodia. Djathë me çaj mali shqiptar dhe piper djegës nga Zadrima. Lëng shege të egër nga Mrizi si dhe Kasatë e butë parfe me fruta pylli nga Divjaka.
Nga të gjitha këto gatime tava e kosit u konsiderua më unikja, pasi është pjata unike që nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës. Kjo e konfirmuar edhe nga blogerët e ushqimit të cilët tavën e kosit madje e konsiderojnë “Mbretëreshën e kulinarisë shqiptare”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.