Një aktivitet koncertal që do të mbahet në datë 3 Qershor, në Kishen St. Stephens në Sydney.
Ndërsa koncerti “Kënga e Shqiponjës”: Muzikë e re dhome nga Australia dhe Shqipëria, planifikohet të mbahet në një të ardhme të afërt në Melbourne.
Kompozitorët shqiptarë që do të perfaqësohen në koncert nëpërmjet kompozimeve të tyre i përkasin brezit të ri të kompozimit klasik.
Ata janë Eriona Rushiti, Enis Mullaj, Ajet Çekiçi dhe Dorian Çene.
Pjesët e tyre do të luhen përkrahas muzikës së kompozitorëve australianë Alan Holley, Andrián Pertout, Eve Duncan, Johanna Selleck, Silvia Simons e të tjerë.
Këto bashkëpunime janë shembuj të mundësive që hap shkëmbimi kulturor mes Shqipërisë dhe Australisë në zhanrin e muzikës së re të dhomës për një brez të ri dhe vibrant kompozitorësh shqiptarë.
Liga e Kompozitorëve në Sydney dhe Melbourne së bashku me Universitetin e Arteve në Tiranë, dhe mbështetjen e posacme nga Shoqata e Komunitetit Shqiptaro-Australian si dhe nga Shoqata Shqiptare e Sheppartonit kanë mundësuar zhvillimin e eventeve.
Një rol të vecantë në prezantimin e pjesëve të kompozitorëve shqiptarë ka luajtur kompozitori australian Alan Holley.
Zoti Holley është një figurë e mirenjohur dhe e dashur në qarqet e muzikës klasike australiane dhe asaj shqiptare, dhe thotë se ka gjetur tek kompozimet e këtij brezi kompozitorësh një vlerë të qëndrueshme artistike, të denjë për ta prezantuar tek një publik më i gjerë./ SBS Australia/
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.