127 vjet më parë, zhvilloi punimet Kongresi i parë gjuhësor shqiptar në Koriliano-Kalabro të Provincës së Kozencës, një ngjarje e rëndësishme e pasqyruar gjerësisht në shtypin italian dhe europian të kohës.
Tema e këtij Kongresi, organizuar nga arbëreshët, ishte prezantimi i aspekteve gramatikore, leksikore dhe fonetike të gjuhës shqipe. Kongresi i zhvilloi punimet në mjediset e gjimnazit Garopoli të Koriliano-Kalabro dhe morën pjesë 25 kongresistë gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë, gazetarë dhe klerikë të shquar të kishës arbëreshe.
Ky aktivitet shkencor gjuhësor dhe patriotik u ndoq nga afër prej 500 pjesëmarrësish të ardhur nga komuna të ndryshme të Kalabrisë, Kampanjës, Pulias dhe Sicilisë. Kryetar nderi ishte Jeronim De Rada.
Në kongres u vendos të formohej një “Shoqëri kombëtare shqiptare”, me qendër në Shën-Mitër (San Demetrio Corone), e cila do të botonte një gazetë arbëreshe dhe do të lidhej me Shqipërinë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.