Rusia bllokon transmetuesin kanadez CBC 

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Rusia bllokon transmetuesin kanadez CBC 

Transmetuesi më i madh kanadez CBC është ndaluar së funksiounuari në Rusi kanë njoftuar autoritetet ruse, me ç’rast i janë mbyllur zyrat e redaksisë dhe u janë hequr vizat dhe akreditimi i gazetarëve. Njoftimin e ka lëshuar Ministria e Jashtme e Rusisë të mërkurën duke theksuar se po mbyllte zyrën e CBC-së në Moskë pasi Kanadaja ka ndaluar para pak kohësh stacionin televiziv shtetëror rus “Russia Today” .

“Me keqardhje ne vazhdojmë të vërejmë sulme të hapura ndaj mediave ruse nga vendet e të ashtuquajturit perëndim kolektiv, të cilët e quajnë veten të civilizuar”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, dhe e cila citohet nga mediat lokale kanadeze. “Ne kemi mbajtur një zyrë në Moskë për më shumë se 44 vjet dhe aktualisht jemi e vetmja organizatë kanadeze e lajmeve me një prani të përhershme në vend. Gazetaria jonë është plotësisht e pavarur nga qeveria kanadeze dhe jemi të pikëlluar kur shohim qeverinë ruse të ndërthur të dyja” citohet të ketë thënë Chuck Thompson, kreu i marrëdhënieve publike të CBC-së. “Ky duket të jetë një hap tjetër nga Rusia për të mbytur një shtyp të lirë dhe të pavarur brenda kufijve të saj. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për gazetarinë që korrespondentët tanë kanë prodhuar në Rusi gjatë shumë viteve të fundit dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë historinë e Rusisë sa më mirë, ne mundemi nga jashtë vendit”, shtoi ai. Edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau në reagimin e tij akuzoi Rusinë për tentim “heshtjeje” të medias pasi Moska mbylli zyrën lokale të Korporatës Kanadeze të Transmetimeve (CBC).

“Vendimi i Putinit për të dëbuar mediat kanadeze nga Moska është një përpjekje për t’i heshtur ato nga raportimi i fakteve dhe është i papranueshëm,” shprehet ai në një postim në profilin e tij në Twitter. “Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të sigurt – pa censurë, frikësim dhe ndërhyrje. Kjo është diçka që Kanadaja do ta mbrojë gjithmonë.”- shton ai. Kujtojmë se CBC dhe media të tjera, duke përfshirë BBC dhe Bloomberg, kanë pezulluar raportimet e tyre nga terreni në Rusi në mars, pas nënshkrimit nga autoritetet ruse të një projektligji që përmban një dënim me burg deri në 15 vjet për përhapjen e informacionit që bie ndesh me qëndrimin e qeverisë ruse për luftën në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.