Kanë nisur prej disa ditësh punimet për restaurimin e Kishës së Shën Gjon Kryepremit, apo siç njihet ndryshe Kisha e Kuvendit të Arbrit. Pikërisht në 14 janar 1703 Papa Klementi XI mblodhi në Mërqi të Lezhës Kuvendin e Arbrit.
Bëhet e ditur se punimet për krijimin e Qendres së Kuvendit të Arbrit në Mërqi të Lezhës, po zhvillohen në bashkëpunim me Dioqezen e Lezhës, rektorin Dom Martin Jakut, famullitarin e zonës, Atë Karlos Kalero dhe studiuesit dom Nikë Ukgjinit.
Sipas studiuesit Dom Nikë Ukgjini, projekti është afishuar edhe në ambjentet e kishës dhe do të realizohet sipas fotove 3D. Ukgjini theksoi se punimet do të zhvillohen në tre faza ndërtimi:
Rehabilitimi i Kishës mesjetare të Kuvendit të Arbrit duke e kthyer në identitetin e saj të mëparshëm.
Meremetimi i qelës e ndertuar ne vitin 1668.
Krijimi i një parku artistik në oborrin e Kishës si simbol i Kuvendit të Arbrit. Punimet për momentin janë duke u zhvilluar me ndihmen e sipërmarrësit, Gjergj Lejeqeza, banorëve, që jetojnë në Mërqi dhe atyre jashtë vendit.
Ukgjini pohoi gjithashtu se pritet ndihma e Bashkisë së Lezhës si dhe disa mërgimtareve shqiptare, që jetojnë në Evropë dhe Amerikë, për shkak te rëndësisë historike mbarëkombëtare që mbart ky projekt.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.