Plazhi “Porto Palermo” në Qeparo ndër 40 plazhet e preferuara evropiane

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Media prestigjioze britanike “The Guardian” ka përzgjedhur 40 plazhet më të bukura qe preferohen për pushime të sivjetme verore.

Sipas këtij mediumi, në mesin e vendeve ballkanike, perveç Kroacisë e Malit të Zi është perzgjedhur edhe plazhi “Porto palermo” në fshatin Qeparo që gjendet në Jug të Shqipërisë.

“Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth.

Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare.  Një shëtitje e shkurtër larg bregdetit, hoteli Stone Beach (apartamente në studio nga 70 €) ka dhoma me pamje nga jugu mbi detin Jon” shkruan The Guardian.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.