Zvicra ka hequr te gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë të cilët duan të udhëtojnë drejt saj. Lajmi i cili do të hyjë në fuqi në datën 2 maj është bërë i ditur sot nga ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Njoftimi i plote:
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.
Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.”
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.