22 vjeçar shqiptar Kleidon Ndreu pas një fushate të shkëlqyer e bindëse, dy ditë më parë ia doli të zgjidhej me votë nga populli anëtar i Bordit të Edukimit i Distriktit Cliffside Park të New Jersey-t.
Bordi në fjalë përbëhet prej nëntë anëtarësh, të cilët zgjidhen nga tre në vit, për tre vjet. Vendimet që marrin anëtarët e bordit kanë të bëjnë me miratimin ose jo të fondeve, destinacionin e tyre, me buxhetin, taksat, ligjet e rregullat, planifikimin për shkollat, rritjen ose jo të rrogave, investimet në arsim etj.
Kleidoni është më i riu anëtar bordi i zgjedhur ndonjëherë në këtë distrikt.
Pas fitores mori falënderime nga senatori i New Jersey-t, i cili i telefonoi personalisht për ta uruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.