Melisa Blakaj, nga Kosova në Kanada për të ndjekur mjekësinë informative

E martë, 17 Nëntor, 2026

Melisa Blakaj u lind dhe u rrit në Istog të Kosovës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i përfundoi në Istog, ndërsa studimet universitare (BSc.) i përfundoi në Kolegjin Heimerer në Prishtinë, ku u diplomua si studente e dalluar në fushën e Mjekësisë Diagnostike. Në Amerikën Veriore ka udhëtuar fillimisht në vitin 2016 si “exchange student” në shtetin e Minnesotës, si dhe në vitin 2018 në Kaliforni. Studimet post-universitare i përfundoi në vitin 2021 në “Thunder Bay” të Ontarios, dega Mjekësi Informative. Ajo punon me orar të plotë në Shëndetin Publik të Ontarios – dega Thunder Bay. Për të gjitha këto ne zhvilluam një intervistë me Melisën për gazetën “Diaspora Shqiptare”…

Kur keni ardhur në Kanada, dhe cilat janë arsyet e ardhjes?

Në Kanada kam ardhur në gusht të vitit 2019 për studime post-diplomike në fushën e Mjekësisë Informative. Shkolla që kam zgjedhur është “Confederation College” në “Thunder Bay” të Ontarios.

Jetoni prej disa vitesh në njërin ndër qytetet të ftohta të Kanadasë, Thunder Bay. Si e gjete Kanadanë?

Fatmirësisht në Thunder Bay u vendosa në verë, ku çdo gjë ishte e gjelbër dhe e bukur. Dielli gjatë verës nuk perëndon deri pas orës 22:00. Është fantastike! Dimri është i gjatë dhe i ftohtë, kam përjetuar temperatura të ulëta deri në -40°C, ku shpesh gjatë atyre ditëve e kam pyet vetën se çfarë hallin doja unë në Kanada.

E përmendët që keni ardhur si studente ndërkombëtare. Keni përfunduar studimet në Shkencat Mjekësore Diagnostike në Prishtinë dhe keni përfunduar studimet postdiplomike në Confederation College në Thundeer Bay. Cila ka qenë rruga e integrimit tuaj me sistemin e arsimit kanadez?

Sistemi i shkollimit është pak a shumë i ngjashëm, të paktën nga eksperienca ime. Njejtë si në Kosovë edhe në Kanada vlersohesh prej ditës së parë me pjesmarrje në ligjerata, detyra, teste, projekte në grup, etj. – e të gjitha këto bashkë ta japin notën përfundimtare. E vetmja gjë ndryshe që kam vërejtur është që në Kosovë të japin më shumë afate/tentativa për përfundim të një provimit. Në Kanada e ke vetëm një mundësi, po dështove duhet të përsërisësh të gjithë lëndën semestrale.

Keni ardhur në Kanada pak para pandemisë COVID-19. Sa e ka ndryshuar pandemia mënyrën e arsimimit në Kanada?

Kam pas fat që vitin e parë të gjitha ligjeratat i kam ndjekur në kampusin e kolegjit. Mirëpo pandemia fatkeqësisht ndikoi që të kalonim me ligjerata online vitin e dytë. Eksperienca online nuk ka qenë aspak e krahasueshme me atë në kampus. Ka qenë më e veshtirë të jap maksimumin tim.

A ka ndikuar pandemia në ngadalësimin e diplomimit?

Jo, kam diplomuar me kohë, në muajin prill të vitit 2021.

Punoni për Public Health Ontario- dega në Thunder Bay. Si to ta përshkruaje një ditë të punës suaj?

Për PHO ka tash një vit që punoj me orar të plotë. Jam e koncentruar në departamentin e Diagnostikës Molekulare, ku për momentin po testojmë pa ndërprerë për COVID-19 PCR. Shiheni të jeni aktive në jetën sociale dhe komunitare të qytetit.

A mund të na flisni më shumë rreth qytetit, kulturës, integrimit tuaj aty?

Thunder Bay është bërë qendër për studentët ndërkombëtarë, gjë që e bën qytetin jashtëzakonisht të larmishëm për madhësinë e tij. Përsonalisht, e vlerësoj ndjenjën e qytetit të vogël, pasi që jam lindë dhe rritë në një qytet të vogël të Kosovës. Në Thunder Bay nuk do të ngecësh asnjëherë në trafik. Ditët e gjata në verë, ku dielli perëndon përtej orës 22:00, të japin orë të shumta eksplorimi. Për më tepër, kam takuar njerëz të mrekullueshëm që gjatë këtyre tre viteve të fundit më janë kthyer në familje.

Po komunitetin shqiptar në Kanada, sa mund të thoni që e njihni? Sa shqiptarë mund të jenë në Thunder Bay? A keni takuar ndonjë?

Kur jam vendosur në Thunder Bay, nuk e kam besuar që do të ketë ndonjë Shqiptarë tjetër përpos meje në këtë qytet të izoluar në veriperëndim të Ontarios (14 orë larg me makinë nga Toronto), mirëpo për fatin tim të mirë i kam gjetë dy familje nga Kosova të cilat më kanë pritur me krahë hapur në shtëpitë e tyre.

Në bazë të rrjeteve sociale shihet se e ndani kohën në mes Kosovës dhe Kanadasë…  Tani pas diplomimit, a do të ktheheni në Kosovë për ta ushtruar profesionin tuaj?

Për momentin po mundohem të ndërtoj një jetë dhe karrierë në Kanada dhe të stabilizohem në këtë anë të oqeanit. Do të kisha pas shumë dëshirë që të kthehem e të kontribuoj në vendin tim, mirëpo për momentin nuk shoh ndonjë perspektivë ekonomike. Momentalisht, në Kosovë planifikoj të kthehem vetëm për pushime. Shpresoj të ndërroj mendim në të ardhmen!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.