Dje në mesditë humbi jetën në aksident tragjik një 17 vjeçar shqiptar, me banim në ishullin Kefalonia. Bashkë me 3 shokë të shkollës, shqiptarë dhe grekë, vendosën të bëjnë një shëtije me makinë, pas shkollës. Fatkeqësisht, shoferi humbi kontrollin e automjetit në rrugën Lasi të zonës Argostoli, makina u kthye përmbys dhe mori flakë menjëherë. Tre të rinjtë dolën menjëherë, pa lëndime ndërsa 17 vjeçari Fabio nuk arriti të hiqte rripin e sigurimit në sediljen e pasme ku e përpinë flakët.
Mediat greke bëjnë me dije se drejtuesi i makinës, një 18-vjeçar grek, i cili sapo e kishtë marrë patentën, pritet të dalë sot para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.
Fabio 17 vjeçar jetonte prej vitesh në ishull me nënën, ndiqte liceun profesional për shkenca kompjuterike dhe priste me padurim pas mbarimit të maturës të studionte e punonte në Londër, siç rrëfehej shpesh tek miqtë e tij. Në mbarë ishullin janë të shokuar nga aksidenti tragjik që mori jetën e të riut për të cilin të gjithë kishin fjalë e përshtypjet më të mira.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.