Shqiptarët dhe shqipja në Bullgari në prizmën e Thoma Kacorit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kolonia shqiptare në Bullgari ka dhënë një kontribut të vlefshëm në mbështetjen e kulturës shqiptare dhe të librave shqipe në etapën e fundit të Rilindjes. Veprimtaria e Kolonisë është studiuar mjaft mirë në bazë të materialeve arkivore nga shkencëtarët bullgarë. Janë botuar monografi dhe janë risjellë në dritë botime periodike të rëndësishme.

Kontributi personal dhe shkencor i Thoma Kacorit është cituar në aspektet e tij të ndryshme në intervista dhe materiale publicistike dhe është botuar në të dyja gjuhët në revistat shkencore. Ai u shpreh në vitin 1993 për angazhimin e tij gradual dhe sistematik me albanologjinë:

“Në fillim me kolonitë shqiptare merreshin të tjerët. Unë atëherë isha i ri dhe më shumë më interesonte letërsia. Por, me kalimin e kohës kjo më mbeti mua si obligim historik dhe kombëtar. Lidhur me punën dhe veprimtarinë e krerëve intelektualë të asaj kohe unë kam shumë dokumentacion në bibliotekën time. Pasi që më shumë jam marrë me mbledhjen e dokumenteve nuk më ka mbetur kohë që ato t’i publikoj. Por, është mirë që janë të sistemuara në bibliotekën time personale. Këto janë me rëndësi të madhe për historinë shqiptare, por edhe për politikën aktuale shqiptare”.

Pas kësaj kanë parë dritë dy monografitë e autorit: “Ndriçime” (2000) dhe “Guri i kujtesës” (2008), të cilët përmbledhin artikuj të shpërndarë në një libër. Libri i dytë (2008) përqendrohet vetëm mbi koloninë, kurse në “Ndriçime” ka edhe studime të tjera të autorit.

Thoma Kacori u ka kushtuar një vëmendje të posaçme tre personaliteteve të kolonisë shqiptare në Sofje: Adham Shkabës, Perikli Çilit dhe Josif Bagerit. E veçanta në materialet e tij është informata e dorës së parë, e përftuar nga takimet personale me ta ose me pasardhësit e drejtpërdrejtë. Të dhëna të pjesshme janë cituar edhe nga dorëshkrimi i Leonid Grabockës për historinë e kolonisë.

Adham Shkaba

Për Adham Shkabën Thoma Kacori ka shkruar si në kuadrin e aktivitetit të përgjithshëm të shoqatës “Dëshira”, ashtu edhe individualisht për jetën dhe krijimtarinë e tij. Dihet që Adham Shkaba ishte bashkëpronar i kafenesë legjendare “Albania” në bul. “Maria Luiza” 20 nëSofje. Shkrimtari rrëfen se “Të gjithë ata që e kanë njohur nga afër dhe që e mbajnë mend mirë e kujtojnë me dashuri këtë burrë të matur e të qeshur, shpirtin e kolonisë së Sofjes, që prej ardhjes së këtij e deri sa vdiq. Edhe shkronjësi i këtyre radhëve ka patur fatin ta shohë me sy e të dëgjojë fjalët e urta të tij dhe, megjithatë në moshë të re, të mos i harrojë kurrë.” Përveç takimeve me Shkabën, Thoma Kacori nuk harron të përmend edhe të shoqen, “teto Kuna, një grua e shtruar dhe shoqe e pandarë e tij gjatë gjithë jetës”, prej së cilës ka mësuar hollësi për martesën e tyre. Shkrimtari citon Leonid Grabockën si fëmijë 10-12 vjeçar dhe fjalët që i ka thënë xha Dhami “Ju jini tani e pritmja e atdheu, ne bëmë ç’bëmë! dhe menjëherë shtoi “Por aq sa bëmë ishte shumë, se ne qenë të verbër, të pamësuar. Hapni sytë, djem, të mësoni të ecni përpara si gjithë bota”.

Interieri i kafenesë “Albania” ishte stolisur me një portret të madh të Skënderbeut që në hyrje dhe përshtypja e ambientit gjeti reflektim në tregimin e Thoma Kacorit “Shahin Kolonja dhe bashkënxënësi i tij turk”. Në këtë tregim peshë të barasvlershme mbartin nga njëra anë të dy protagonistët, por nga ana tjetër qëndron lokali me atmosferën tipike shqiptare, me gjellët karakteristike dhe tabietet e vizitorëve. Për herë të parë Thoma Kacori shfrytëzon në këtë vepër si mjet artistik shqisën olfatore, nuhatjen për erën e “kafes, uthulltit dhe djersës” të cilat përziheshin në mënyrë të çuditshme, por shumë të këndshme, si edhe shijen e turligyveçit. Zgjidhja artistike në pjesën e parë të tregimit në fakt i kushtohet në mënyrë indirekte pronarit, vizitorëve të lokalit dhe frymës mikpritëse të krijuar atje për të gjithë mërgimtarët e dikurshëm.

Poezia e Adham Shkabës sipas Thoma Kacorit ndjek modelin e stilit poetik të Naim Frashërit. Vjershat e tij janë të kuptueshme lehtë për brezat e sotëm sepse e folmja e fshatit të lindjes qëndron afër shqipes standarde. Ai shkruante rreshta të rimuara në stil popullor i cili pëlqehej dhe mbahej mend lehtë. Pas Pavarësisë Thoma Kacori thotë se Adham Shkaba ka recituar vjershat e tij në tubime, por nuk ka shkruar më.

Perikli Çili

Perikli Cili është një prej anëtarëve të Kolonisë, për të cilin Thoma Kacori është kujdesur shumë si shkencëtar. Perikli Çili ishte anëtar i rregullt i shoqatës “Dëshira”. Ai përmendet në Shënimet Historike të vitit 1937. Kishte mbaruar filologji klasike dhe kishte punuar si

mësues i gjuhëve klasike në gjimnaz. Përktheu nga greqishtja dokumentet e shkencëtarit bullgar dr. Ivan Seliminskit ku gjeti qarkoren e Naum Veqilharxhit. Pas kontaktit me të birin, Thoma Çili, Kacori mori biografinë e tij të shkruar me dorë nga djali, sikurse edhe dramën “Skënderbeu” të shkruar bullgarisht nga Perikliu. Me gjithë tentativat e të birit drama kishte mbetur pa vëmendje para se ta përkthente dhe ta botonte Thoma Kacori. Thoma Kacori ka bërë publik artikullin e Perikli Çilit për fshatin Mandrica, sikurse edhe një material ekspedite në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Josif Bageri

Josif Bageri është një veprimtar i njohur i emigracionit shqiptar në Bullgari dhe botues i gazetës “Shqypeja e Shqypënis”. Ai u përket marrëdhënieve bullgare shqiptare në një kontekst më të gjerë ballkanik dhe aktualisht është objekt i studimeve të shumta. Albanologu bullgar Anton Pançev në 2020 madje kumtoi lajmin se ka gjetur në arkivat bullgare shumë dokumenta për të, përfshirë këtu edhe certifikatën origjinale të lindjes. Informacioni për Josif Bagerin që bëhet publik nga  Thoma Kacori vjen nga i biri Aleksandri:

Aty nga viti 1990 takohem një ditë me një shqiptar dhe se si ra fjala për Josif Bagerin dhe ai më thotë “Po unë e njoh të birin e Josif Bagerit, Aleksandrin!”. Dhe kështu një endërr e imja u plotësua. Thoma Kacori përfshin elementin personal njerëzor në profilin e veprimtarëve të kolonisë. Veç portretit të tyre ai promovon edhe veprat letrare që kanë shkruar, e bënë ketë në mënyrë të heshtur, me respekt, në forume të zgjedhura. Për këtë gjë dëshmon një referencë interesante e poetit kosovar Ali Podrimja, i cili mori frymëzim te posaçëm nga një vjershë që ia dorëzoi Thoma Kacori: Në Takimet letrare “Naim Frashëri” në Tetovë (tetor 2000), mbi tavolinën time miku nga Sofja, Thoma Kacori, ma la një poezi të Josif Bagerit. Për mua ishte një sihariq. Tek e lexoja Bagerin e shihja në një dritë tjetër. Poezia ishte botuar te “Shqypeja e Shypënis”, në numrin 4, korrik 1908. Me gjasë ishte shkruar fill pas vdekjes së Naimit. Titullohet “Para fytyrës Naim Frashërit”.

Thoma Kacori me modesti dhe pa kursim ndante me të tjerët çdo informatë që kishte në dorë për Koloninë, veçanërisht kur njerëzit përballë ishin në gjendja ta popullarizonin atë. Shkrimi i Ali Podrimjës është një

dëshmi e kontributit të përhershëm të padukshëm të shkrimtarit në manifestimin e lidhjeve kulturore bullgare-shqiptare. Veprimtarët-anëtarë të Kolonisë kishin lidhje të drejtpërdrejta ose të

tërthorta me figura të tjera emblematike të Rilindjes. Thoma Kacori u ka kushtuar vëmendje fragmenteve të posaçme nga jeta e tyre, që kanë të bëjnë me në. Shkrimet në fjalë janë nga më të botuarit në publicistikën e Thoma Kacorit. Emrat e Ismail Qemalit, Naim Frashërit dhe Fan Nolit dhe kanë zënë vend edhe në krijimtarinë letrare të autorit.

Shkepuur nga libri “Shkrimtari shqiptar Thoma Kacori në Bullgari: Jeta dhe vepra” (1922–2008), studim monografik, me autorë prof. Russana Hristova-Beylerin dhe Liljana Bejlerin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.