Ka qenë një ndërthurje harmonike e plotë e kulturës shqiptare, koncerti i ditës së djeshme në Selanik “6 shekuj mall”. Shqiptarë nga mbarë Diaspora, e vjetër dhe e re janë bërë bashkë në një aktivitet unik. Për herë të parë grupi “Vëllezërit Arbëreshë” ka interpretuar për publikun shqiptar në Universitetin “Aristoteli” Selanik-Greqi.
“Shpalosje kulturore Arbërore- Shqipëtare- Greke me emocione të bukura dhe të përbashkëta arti, muzike, literature, në rrugëtimin e emigrimit, integrimit,
vëllazërimit mes popujve” shkruhet në njoftimin e shoqatës “Fari” në Selanik, organizatore e këtij eventi. Pjesë e koncertit ka qenë edhe interpretimet e pianistes shqiptare me banim në Zvicër Ermira Lefort si dhe shumë artistëve të tjetër.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.