Rikthehen diskutimet për votën e Diasporës, KQZ ulet në tryezë me OSBE dhe KKD

E martë, 17 Nëntor, 2026

E drejta e shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit për të votuar është rikthyer sërish në tryezë diskutimi. Ka qene nisma e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për realizimin e një takimi me përfaqësues të OSBE dhe Këshillit Koordinues të Diasporës e cila do të organizohet në datën 24 maj në Shqipëri.

Vota e Diasporës dhe çështjet e mbetura pezull të Diasporës përfaqësuesit  e KKD Mark Gjonaj (SHBA), Lazim Destani (Gjermani), Ardian Leka (Holandë)  Anila Hyka Smorgrav (Francë), Adriana Bejko (Kanada), Visar Tasimi (SHBA), Rosario Petta (Itali) Brikena Muharremi dhe Endri Hatillari , (Britani e Madhe) si dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës Sonila Hysi zhvilluan një takim me dy zëvendës ministret për Evropën dhe Punët e jashtme Artemis Malo dhe Megi Fino.

Gjatë takimit të parë zyrtar që prej kalimit të fushës së përgjegjësisë së Diasporës në Ministrinë Për Evropën dhe Punët e Jashtme  dy zëvendës ministret u njohën me  të gjitha arritjet dhe proceset mbetura pezull në lidhje me Diasporën.

Ku përveç Votës së Diasporës u diskutua edhe takimi i Këshillit Koordinues të Diasporës, një  takim vjetor i cili ul anëtarët e KKD-së në një tryeze më qeverinë dhe opozitën, i cili këto dy vite është shtyre për shkak të COVID 19. Si dhe zëvendësimin e disa anëtareve të KKD.

Znj. Malo dhe znj. Fino duke i konsideruar pozitive arritjet e diasporës  shprehen edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit me KKD-në.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.