Ka ndërruar jetë njëri prej aktivistëve më të njohur ndër shqiptarët e Kanadasë, Muharrem Xhaferi. Në komunitetin shqiptar në Toronto ai njihet më së miri për kontributin e tij si kryetar i Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze në dy mandate 2003-2005 dhe 2006-2008. Në një postim në faqen e saj në Facebook, me rastin e largimit të tij nga jeta, ka kujtuar z. Xhaferi për kontibutin e tij dhënë në shoqatë dhe në komunitetin shqiptar në Ontario, ku thuhet: “Z. Xhaferi ishte drejtues i shoqatës tonë për dy mandate, detyrë të cilen ai e bëri me përkushtim të madh. Puna e tij ne komunitet për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe dhe vlerat kombëtare nuk do te harrohet kurrë”. Në postim theksohet se edhe pas mbarimit të mandadatit si drejtues i shoqatës ai vazhdoi të qëndronte i përfshirë si Anëtar Nderi i përhershëm, gjithashtu edhe në Këshillin e Nderit për dy mandate. Ish-kryetarja e shoqatës, tash kryetare nderi e saj Ruki Kondaj në një postim prekës në profilin e saj në Facebook shprehet: “Përherë në kujtimet tona i nderuar mik i mirë i shumë viteve Muharrem Xhaferi. Të njoha në vitin 2008 në shoqatë atherë ku ti dhe Profesor Kristiani ishin dy njerëz që bënit aq shumë për komunitetin për të mbajtë gjallë gjuhën shqipe e vlerat kombëtare dhe për të siguruar vazhdimësinë e shoqatës të krijuar në vitin 1990. Ti kishe drejtuar për dy mandate shoqatën tonë me përkushtim të madh, dhe ke qënë mbeshtetje jo vetem për mua, por për shumë të tjere si unë. Vendi yt ishte vendi i nderit , Anëtar Nderi i përhershem dhe në Keshill Nderi për dy mandate siç e ke merituar! Në këto muajit e fundit që ke qenë i sëmurë ne kemi komunikuar shumë shpesh me Ty dhe teta Sefirenë deri pardje dhe akoma nuk mund ta besoj se do ikje nga kjo jetë se kishe akoma shume gjëra për të bërë. Tek ti shikoja vetëm optimizëm, dhe shihej në sytë tu që e doje shumë Shqipërinë, dhe Picarin tënd. Pata fat të të vizitoja në shtëpinë tënde të ndërtuar si një shtëpi muze ku fëmijët tu, nipa e mbesa do të shkojnë e do të të kujtojne perherë me mall e dashuri.”. Muharrem Xhaferri është i lindur në nga Picar të Gjirokastrës. Babai i tij, i rreshtuar kah nacionalistët shqiptarë u vra në Grihot në Luftën e Dytë Botërore. Ai u rrit si një fëmijë jetim duke vuajtur persekutimin komunist, ndërsa pas viteve të pluralizmit në Shqipëri, për disa vite ka qenë anëtar i kryesisë dhe sekretar organizativ i Partisë së Ballit Kombëtar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.