Më 9 prill një rrugë në New York do të mbajë emrin “Fan Noli”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Tashmë është zyrtare, një rrugë në Morris Park të Bronx-it në New York do të mbajë emrin e eruditit të Kombit Shqiptar dhe Amerikan Fan Noli.

Lexo edhe: Këshilltarja anuloi emërtimin e rrugës “Fan Noli”, shqiptarët protesta në Bronx

Nisma e ndërmarrë nga ish-Këshilltari në Bashkinë e New Yorkut dhe Ansambleisti në Shtetin e New Yorkut Mark Gjonaj do të finalizohet në datën 9 prill në një ceremoni që do të zhvillohet në ora 12:00 (ora lokale) në adresën 1201 Morris Park Ave, Bronx, NY, 10461.

Lexo edhe: Protesta në Bronx: Askush nuk e mohon dot kontributin e shqiptarëve

Vendosja e pllakatës në rrugën që do të mbaje emrin “Fan Noli” ishte parashikuar të bëhej në muajin shkurt gjatë konventës së “Vatrës’ por u bllokua nga pasardhësja e Mark Gjonajt në bashkinë e New Yorkut, Marjorie Velazquez. Komuniteti shqiptar në Bronx zhvilloi edhe një protestë ku kundërshtoi vendimin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.