Kapet me 30 kg heroinë/ Vihet në pranga 28 vjeçari shqiptar në mes të Athinës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar në qendër të Athinës  pasi është kapur me mbi 30 kilogramë heroinë.

Pas informacionit se një grup kriminal i trafikut të drogës funksiononte në Athinë, policia u vendos në lëvizje për të kapur shqiptarin.

Ai u vendos në pranga pas konfirmimit të informacionit mbi aktivitetin e tij të paligjshëm. Gjithashtu, policia greke bastisi edhe banesën e tij të marrë në me qira në Athinë, ku agjentët gjetën heroinë me peshë gjithsej 30 kg e 463 gram. Heroina ishte e ndarë në 63 pako dhe ishin gati për t’u shitur.

28 vjeçari shqiptar u dërgua para prokurorit të Athinës ku më pas do të përballet edhe me drejtësinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.