Karnavalet zbresin në Gjirokastër

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Karnavalet zbresin në Gjirokastër

Karnavalet ishin kryefjala e kësaj fundjave në qytetin e Gjirokastrës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga atmosfera festive në qytetin e gurtë.

“MIRËMËNGJES , dhe me atmosferën speciale të karnavaleve në rrugicat e kalldrëmta të Gjirokastrës, ju uroj një fundjavë të bukur”, shprehet Rama krahas fotove.

Parada me maska dhe kostume shumëngjyrëshe nga fëmijët në rrugët e kalldrëmta, gjallëruan Gjirokastrën.

Eventi u shoqërua me aktivitete të ndryshme si performanca me muzikë elektrizuese, ekspozitë me fotografi nga karnavalet në vite, por nuk ka munguar edhe tradita e kulinarisë gjirokastrite.

Gjirokastra ka festuar karnavalet që në vitet  ’20 – ’30, e dëshmuar kjo edhe nga fotot historike ku kostumi tipik i kësaj dite ishte ai tradicional i zonës, fustanella labe.

Kjo festë u rikthye 2 vite më parë pas më shumë se 6 dekadash mungesë. /ATA/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.