Tezja hedh nipërit nga ballkoni sot paradite, në Egaleo, Athinë. Shqiptarja 42 vjeçare ka arritur sot rreth orës 10.00 në shtëpinë e motrës, ku pak më pas për arsye të panjohura ka hedhur nga ballkoni nipin dhe mbesën e saj 3 dhe 5 vjeç. Nëna e fëmijëve ishte duke gatuar ndërsa babai në punë. Pasi i hodhi nga ballkoni, i qëllonte me vazo lulesh ndërsa më pas u hodh dhe vetë. Fqinjët dhe nëna të shokuar nxituan në trotuar të ndihmonin fëmijët. Dy të miturit qanin të tmerruar duke bërtitur “na hodhi tezja nga ballkoni. Na qëlloi tezja”. Fëmijët janë transferuar në spitalin e fëmijëve të Athinës ku kurohen jashtë rrezikut, të lënduar në kokë, ndërsa 42 vjeçarja në spitalin “Thriasio” ku do vizitohet nga psikiatrët. Rreth orës 17.00 është kthyer në shtëpi babai i fëmijëve, krejt i shokuar, i cili ka deklaruar se nuk e ka idenë përse reagoi kështu kunata e tij. Të shokuar kanë rrëfyer ngjarjen edhe fqinjë të familjes, të cilët ishin dëshmitarë të incidentit të frikshëm
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.