Konferenca shkencore “Një komb, një gjuhë” do të zhvillohet në muajin nëntor dhe do të trajtojë çështje, që lidhen me gjuhën shqipe. Kjo u bë me dije të hënën në takimin, që u bë në Prishtinë. Në zbatim të marrëveshjeve të nënshkruara në dhjetor 2021 ndërmjet tri institucioneve: Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) Tiranë, Instituti Albanologjik i Prishtinës (ILP), dhe Institutit të trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITShKSh Shkup, studiuesit u bënë bashkë për të diskutuar dhe miratuar veprimtaritë shkencore të përbashkëta, që do të zhvillohen gjatë vitit 2022. U bë takimi i grupeve të punës të kryesuara nga drejtuesit e tri institucioneve: prof dr. Luan Përzhita (ASA), prof. dr. Hysen Matoshi (IAP) dhe prof. dr. Skënder Asani (ITShKSh). Vëmendjen kryesore në takim e mori miratimi nga të tri institucionet i organizimit në muajin nëntor 2022 të konferencës së përbashkët shkencore “Një komb, një gjuhë”. ASA shkruan se konferenca e merr shtysën nga 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit (Tiranë 1972) dhe do të trajtojë çështje që lidhen me gjuhën shqipe dhe, pazgjidhshmërisht me të, me kombin shqiptar, gjatë 120 vjetëve të fundit. Konferenca do t’i zhvillojë punimet në të tri kryeqendrat dhe përkatësisht: më 22 nëntor në Shkup (datë që përkon me mbylljen e punimeve të Kongresit të Manastirit, 1908, si dhe të veprimtarisë “Ditë të Alfabetit”, të organizuara nga ITShKSh); më 23 nëntor në Prishtinë dhe më 24 nëntor në Tiranë (ku bëhet dhe mbyllja e punimeve). Në konferencë do të kumtojnë studiues shqiptarë dhe albanologë të huaj. Në takim morën vëmendje edhe çështje të tilla, si organizmi dhe institucionalizimi i përvitshëm (çdo shtator) i panairit “Botime Albanologjike”, me botime nga ASA, ILP, ITShKSh; zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit për botime të përbashkëta të veprave shkencore, etj. /SOT/
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.