SHBA/ Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork, 50 mijë e 600 Dollar për Ushtrinë e Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti pejan në SHBA, respektivisht në Nju Jork, të organizuar rreth Shoqatës ‘PEJA’ në kuadër të projekteve madhore humanitare, këto ditë kanë finalizuar projektin për mbështetje financiare për Fondin e Sigurisë së Kosovës, mjetet e të cilit do dedikohen për forcimin e Ushtrisë, fond ky i themeluar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Në një afat rekord, komuniteti shqiptar atje, në organizim të Shoqatës ‘Peja’ në Nju Jork, kanë arritur të tubojnë shumën prej 50 mijë e 600 dollarësh amerikan.

Lajmi bëhet i ditur shoqata, në faqen zyrtare në facebook.

“Anëtarët dhe Miqtë e Shoqatës ‘’Peja-Ny’’ ndihmuan Fondin e Sigurisë me $50,600 .

Faleminderit të gjithëve për kontribut.”-thuhet në njoftim.

Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork në mesin e qindra aktiviteteve mbështetëse, ka qenë edhe suportuese financiare e projektit të hapjes së ‘RADIO 1’.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.