Greqi/ Gratë shqiptare në mbështetje të grave refugjate nga Ukraina

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Racizmit dhe Diskriminimit, Lidhja e Gruas Shqiptare ne Greqi (Σύνδεσμος Αλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα) zhvilloi një vizitë në qendrën e komunitetit të grave ukrainase në Greqi “Η Γη του πελαργού”, ku dhe u dhuruan ushqime dhe ndihma të tjera për refugjatët ukrainas të mbërritur kohët e fundit në Greqi.

“Ndihmesa e ofruar, u mbulua nga shuma e parave që u mblodh nga lotaria e zhvilluar gjatë aktivitetit tone të 7-8 Marsit, si dhe nga ndihma të tjera vullnetare të aktivisteve tona.

Grupi ynë i punës u prit nga Presidentja e qendrës, znj. Katerina Kuchirka e cila shprehu mirënjohjen dhe konsideratën e saj të thellë për mbështetjen e L.G.Sh.G. dhe gjithë komunitetit shqiptar, si tani ndaj thirrjes për ndihmë urgjente për refugjatët e luftës, po ashtu edhe për pjesëmarrjen tonë në tubimin paqësor që organizoi komuniteti ukrainas në zemër të Athinës” thuhet në njoftim.

Diskutimi u përqendrua tek pasojat e luftës, shqetësimi i tyre për jetën e njerëzve të pafajshëm, si dhe mënyrat e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy shoqatave.

Ndihmë të metejshme sipas dëshires, mund të ofrohet pranë qendrës “Η Γη του πελαργού” çdo dite nga ora 10:00-18:00.

Adresa: Viktoras Oygko 45, Metaksurgjio.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.