SHBA/ Në 6 prill ngrihet flamuri shqiptar në Livonia, Michigan  

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në qytetin e Livonias, Michigan më 6 Prill do të kremtohet dita e shqiptarë ku aktiviteti do të kulmojë me ngritjen e Flamurit në bashkinë e qytetit.

Është hera e parë në historinë e komunitetit që organizohet një ngjarja e përmasave të tilla. E iniciuar nga këshilltari shqiptar në Bashkinë e Qytetit të Livonias Rob Gjonaj Donovic kjo festë synon që të kthehet në traditë duke mbledhur shqiptarët nga të gjitha pjesët e Amerikës, në Michigan ku me krenari të  parakalojnë dhe festojnë ngritjen e flamurit kombëtar në godinën e qytetit.

Bashkë organizatori i këtij eventi dhe njëkohësisht kryetar i shoqatës Jehona e Malësisë (sponsore e aktivitetit) Vilson Sinishtaj shpjegon për “Diaspora Shqiptare” se 6 prilli është zgjedhur për një arsye të veçantë.

“6 prilli ka një simbolikë të veçantë për komunitetin tonë, është dita e kryengritjes së Malësisë së Madhe, e cila nisi edhe valën e kryengritjeve që çuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”.

Sinishtaj shpjegon se kjo është hera e parë në Michigan që organizohet ky lloj manifestimi dhe kjo falë këshilltarit Gjonaj.

Aktiviteti pas ngritjes së Flamurit Shqiptar në godinën e qytetit do të ketë edhe takime me ligjvënësit e qytetit të Livonias

Historia

Me 6 Prill 1911 gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe, luftëtarët e Hotit pushtuan majën e Bratilës dhe me urdhër të Dedë Gjon Lulit, Nikë Gjelosh Luli vendosi Flamurin Shqiptar kuq e zi në Bratilë në afërsi të majës së Deçiqit.

Ngritja e Flamurit Shqiptarë ishte edhe kulminacioni i Kryengritjes dhe treguesi më i qartë se qëllimi e Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911 ishte luftë me qëllime të qarta për liri, komb dhe shtet shqiptar.
Për këtë ishin përbetuar prijësit e 7 bajraqeve të Malësisë, Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Shkrel, Triesh, Kojë por edhe fiset tjera jashtë Malësisë së Madhe.

Për këtë flamur luftuan malësorët me prijësit e fiseve që udhëhoqën Kryengritjen e Malësisë, në krye me kryeprisin e Kryengritjes Dedë Gjon Lulit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.