Këtë fundjavë në Lubjanë u zhvillua ngjarja inaguruese e Shoqatës së Gruas Shqiptare “TEUTA”. Ganimet Shala, kryetare së bashku me grupin nismëtar, gra të shquara shqiptare si Hatija, Shpresa, Lea, Vera dhe Besa, në datën 5 shkurt 2022, finalizuan nismën e organizimit më të mirë të grave shqiptare me banim në Slloveni, duke krijuar shoqatën e tyre për të dhënë një kontribut domethënës për diasporën shqiptare në Slloveni. Kështu, kjo datë shënon krijimin e Shoqatës së Gruas Shqiptare “TEUTA” në Slloveni. Në këtë ngjarje ishin ftuar edhe deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Perlaskaj, kryetarja e Shoqatës së Gruas Shqiptare “DRITA” në Kroaci, Dorotea Kerni, si edhe bashkëshorte të ambasadorëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në Zagreb dhe Lubjanë. Me këtë rast, të pranishmet u përshëndetën edhe nga ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi, ambasadori i Kosovës Valdet Sadiku dhe zëvendës ambasadori i Maqedonisë së Veriut Jumni Saliu.
Krahas tryezës së rrumbullakët kushtuar rolit dhe historive të suksesit të gruas shqiptare në diasporë, pjesëmarrëset kaluan një mbrëmje të gëzuar nën tingujt muzikorë, interpretuar nga familja artiste Beqir Telaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.