Tava e kosit, një nga gatimet më të shijshme e autentike të kuzhinës së larmishme shqiptare u bë protagoniste krahas gatimeve të tjera karakteristike të vendeve të hapësirës frankofone e emisionit: Në zbulim të kulinarisë frankofone.
Ky projekt i bukur i Institutit Francez dhe Grupit te Ambasadorëve Frankofonë të Danimarkës çeli siparin e festimeve të Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë që do të zhvillohen përgjatë muajit Mars. Përpos larmisë gjuhësore, Shqipëria ndan e shpalos brenda Frankofonisë një shumësi vlerash të tjera, ndër të cilat edhe shijet e shumëllojshme e krejt unike të kulinarisë sonë, pjesë e trashëgimisë sonë të pasur shpirtërore e kulturore.
“Falenderojmë sipërmarrësen dhe shefen e talentuar të kuzhinës, duarartën Eva Kjær të Restaurant Leaven që gatoi me plot dëshirë e pasion këtë gatim tradicional për nxënësit, mësuesit dhe miqtë danezë të cilët e ndoqën emisionin sot me kënaqësi të veçantë” shkruan Ambadaorja e Shqipërisë në Danimarkë Elida Petoshati e cila shihet në video duke udhëzuar shefen daneze për gatimin e Tavës së Kosit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.