Komuniteti Shqiptar i Selanikut nëpërmjet një deklaratë publike ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Ukrainës. Gjithashtu ka bërë thirrje dhe për një organizmin për ndihma ndaj qytetarëve të Ukrainës.
Njoftimi i plotë:
“Komuniteti Shqiptar i Selanikut, ashtu si edhe gjithë shoqëria e civilizuar, është pranë popullit dhe fëmijëve ukrainas që kanë ardhur ditët e fundit në Selanik si pasojë e luftës në atdheun e tyre. Ne e ndjejmë më shumë së kushdo nevojën e tyre për ngrohtësi dhe dashuri njerëzore, dhe kjo është një shtysë akoma më e madhe që tu bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të komunitetit Shqiptar në Selanik dhe në rrethinat e tij për mbledhjen e ndihmave për fëmijët ukrainas.
Konkretisht, ndihmat që nevojiten janë libra shkollorë apo artistikë në gjuhën greke për të gjitha moshat shkollore, si edhe lodra për fëmijë. Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka ngritur rrjetin e organizuar me personat e kontaktit për mbledhjen e ndihmave, si edhe vendin ku do të mblidhen dhe paketohen librat edhe lodrat, dhe nga ku do tu dorëzohen organeve kompetente.
Jemi të bindur, se shqiptarët përsëri do të dëshmojnë shpirtin e tyre human.
Lidhuni me ne Tel 6938423120, 6934646082, 6944316025, 6944385898, 6998921133, 6977486786 E-mail [email protected] [email protected]”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.