Dhoma e Biznesit të Diasporës çon “pak” Shqipëri në shtëpinë e Wie is de Mol?

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ka përfunduar sot me një manifestim promovues edicioni i 22 i showt të njohur holandez Wie is de Mol? (‘I Infiltruari’). Të shtunën në mbrëmje është transmetuar edhe seria e fundit e aventurave shqiptare të 11 konkurrentëve holandez, ku fitues u shpall Fresia Cousiño Arias.

Dhe ditën e sotme u mbajt edhe aktiviteti ‘Dita e Fansave’ (‘Fan dag’) ku Shqipëria u përfaqësua me një larmishmëri produktesh me simbole kombëtare dhe produkte tipike shqiptare. Gjatë këtij aktiviteti fansat e shumtë të programit #WIDM patën mundësi të mësonin fakte interesante për Shqipërinë nëpërmjet lojërave popullore dhe kërcimeve tradicionale shqiptare.

Të gjitha të ardhurat që u mblodhën nga stenda gjatë ditës se Klubit të tifozave të programit do shkojnë në ndihmë të situatës në Ukrainë.🇺🇦 #westandwithukraine.  Të ardhurat nga ankandi me produktet shqiptare do të kontribuojnë sadopak në fushatën #giro555 , në ndihmë të rimëkëmbjes së UA.

Ambasada e Shqipërisë në Hagë e cila ishte edhe organizatorja e stendës së Shqipërisë ka falënderuar në mënyrë të veçantë kryetarin e dhomës së Biznesit të Diasporës z. Ardian Lekaj,  si dhe znj. Elisabeta Katiaj, përfaqësuese e Unionit të Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë, të cilët mundësuan produktet shqiptare në këtë panair.

“Ambasada e RSH në Hagë falenderon z. Ardian Lekaj, përfaqësuesin e Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare , si dhe znj. Elisabeta Katiaj, përfaqësuese e Unionit të Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë, që na krijuan këtë shportë kaq të bukur me nuanca Shqipërie në stendën tonë me produkte shqiptare tradicionale artizanale. Falenderime gjithashtu për Forumin Rinor Kombëtar #YAEUAlbania” thuhet në njoftim.

Ambasada gjithashtu ka falenderuar pjesëtarët e Diasporës së Shqipërisë në Holandë për ndihmesën e tyre, balerinët Alina Fejzon dhe Altin Kaftirën që dhanë 3 ëorkshope të valles tradicionale të Tiranës,artistin Eduart Bacen, i cili skicoi portrete te finalistëve të #ËIDM, këngëtaren Alisa Opari Luzi për performancën e saj të këngëve për publikun holandez si dhe isntitucionet e tjera që ndihmuan në realizimin e këtoj aktiviteti.

Shqipëria është përzgjedhur si destinacion për xhirimet e 12 serialeve të sezonit 22 për vitin 2022 të spektaklit më të ndjekur televiziv në Holandë, Wie is de Mol? (Kush është nishani?).

Në spektaklin me mbi 4 milionë shikues, 11 konkurrentë, personazhe VIP holandezë erdhën në Shqipëri dhe xhiruan lojërat me sfida dhe aventura, në vendet më të bukura dhe mbresëlënëse të Shqipërisë.

Që prej 1 janar 2022, për gati tre muaj publiku holandez ndoqi me kuriozitet aventurave në vendet më mahnitëse të Shqipërisë. 11 yjet holandeze që xhiruan serialin në Shqipëri ishin artistë të njohur, prezantues televizivë, aktorë, krijues, gazetarë, shkrimtarë, këngëtarë. Ata zbuluan në çdo seri, me aventurat e tyre rrëqethëse, destinacione spektakolare të Shqipërisë për dymbëdhjetë javë rresht.

hirimet e sezonit 22 të programit Wie is de Mol 2022? (Kush është nishani? 2022) janë asistuar dhe mbështetur, ndër të tjera, nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Holandë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.