Foto dite/Komuniteti shqiptare dje në krah të komunitetit ukrainas kundër luftës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komunitetet shqiptare dhe ukrainase në New York, ashtu sikurse e kishin paralajmëruar zhvilluan ditën e djeshme një protestë paqësore për të mbështetur popullin e Ukrainës kundër sulmeve të forcave ushtarake ruse.

Protesta e së shtunës u zhvillua para Misionit të Rusisë pranë Kombeve të Bashkuara, në qytetin e Nju Jorkut pranë Rrugës Lexignton Avenue.

Ish këshilltari shqiptar në bashkinë e New Yorkut Mark Gjonaj, i cili edhe njoftoi realizimin e kësaj protestë tha se:  “Kjo tragjedi na kujton gjenocidin serb dhe mizoritë ndaj shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës për liri. Shqiptaro-amerikanët kanë një detyrim moral të mbështesin dhe të qëndrojnë pranë mikut tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, ndërsa populli ukrainas lufton kundër mizorive ruse!”

Ashtu si edhe në ftesën për pjesëmarrje Gjonaj theksoi edhe një herë citimin e Martin Luter King Jr. si slogan të kësaj proteste : “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo…”

Kjo është arsyeja, tha ai pse ne jemi këtu sot për të treguar solidaritet me popullin e Ukrainës për t’i dërguar mesazhin e qartë Putinit dhe regjimit të tij brutal dhe barbar.

“Ne nuk do të rrimë duarkryq se nuk do të qëndrojmë vetem duke parë . Ndërsa shikojmë teksa pushtuesit vrasin dhe plaçkitin në mënyrë brutale njerëz të pafajshme e të lirë”, tha nder te tjera Gjonaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.