Greqi/ Sot përfundon afati i regjistrimit për provimin e nënshtetësisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sot është dita e fundit në dispozicion për tu regjistruar për provimet e njohurive të gjuhës greke të vlefshëm për marrjen e nënshtetësisë me natyralizim e cila do të mbahet më 8 maj 2022 .

Platforma funksionon në faqen e Sekretariatit të Përgjithshëm të Shtetit, ku është postuar edhe Banka e rinovuar e Temave të Provimeve ( exetaseis-ithageneia.ypes.gr ) e faqes zyrtare te Ministrisë së Brendshme.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është ora 23:59  e  ditës së sotme 11 mars 2022.

Bëhet fjalë për një sistem që paraqitet për herë të parë dhe do jenë një test i përgjithshëm në funksion të provimeve panhelenike për hyrjen në universitete që do të mbahen më vonë.

Platforma lidhet me shërbimet qeveritare, në mënyrë që të shqyrtohet automatikisht nëse plotësohen kushtet e përcaktuara nga ligji për palën e interesuar.

Data e fundit e provimit për Certifikatën e Përshtatshmërisë së Natyralizimit ishte 7 nëntori 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.