Nga Koperi në Tiranë, studiuesi slloven sjell dokumentat e rralla

E martë, 17 Nëntor, 2026

Dokumenta të rralla të familjeve shqiptare që krijuan një revolucion në Koper të Sllovenisë, faktet historike për pranin e hershme të Shqiptarëve në Istër, prezantohen për herë të parë në një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar. Kryetari i Shoqatës Kulturore “Iliria” në Koper, Heset Ahmeti, thotë se këto dokumenta deri në  vitin 2015 nuk publikoheshin, shkak xhelozia e popullsisë vendase sipas  tij.

Studiuesi slloven me gjak shqiptar Peter Shtoka paraqet historinë e shqiptarëve në Istria, veçanërisht rolin e tyre në formimin e qytetit Kopër, bazuar në dokumenta, harta e objekte të trashëgimisë kulturore të familjeve shqiptare në këtë pjesë të Sllovenisë. Si fakt të rëndësishëm ai rendit Kushtetutën e 1668 që mbanë firmën e Antoni Bruni nga Shkodra.

“Në mesjetën e hershme rezultojnë sipas dokumentave rreth 25 familje të rëndësishme të cilat u shpërngulen nga Shqipëria   në   Kopër. Por si më të rëndësishmet  janë Albanica, Bruti, Bruni e Dukagjini, ku   po u faktoj edhe pemën gjenealogjike të tyre . Familja Bruti-Bruni me origjinë nga Ulqini arritën të qeverisnin në Kopër.

Pjesëtarët e saj u bënë edhe flamurmbajtës të anijes së Papës në betejën  e Lepantos më 1571. Ndërkohë që kushtetuta e 1668 mbanë firmën e Antonio Brunit nga Shkodra. Në këtë ekspozitë  dëshiroi të vë në dukje rrënjët dhe historinë  e përbashkët të dy trojeve, siç është e vërteta që lagen  nga i njëjti det. Adriatik, Adria”.

Drejtori i muzeut Dorian Koci thotë se këto dokumenta ndriçojnë rëndësinë e familjeve shqiptare në Kopër.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.