Mesazhi për paqen i nxënësve të mësimit shqip të Kroacisë në festat e 7-8 marsit

E hënë, 7 Korrik, 2025

Në Qendrën e Kulturës Shqiptare të Zagrebit ditën e djeshme nxënësit e mësimit shqip, mësueset dhe nënat festuan festat e 7 dhe 8 Marsit, Ditën e mësuesit dhe Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare nën organizimin e Këshillit të Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë, Shoqatës së Grave të Prefekturës Bregdetaro/Malore, Shoqatës Teatrore “Mërgimtari”, Shoqatës së Pakicës Kombëtare të Ishullit Krk dhe me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Unionit të Shqiptarëve në Kroaci.

Për këtë rast nxënësit e mësimit shqip të shkollave tetëvjeçare të qyteteve të Zagrebit, Rijekës, Krkut, Kashtel Novit, Zarës, Osijekut e Gjakovës dhanë një program të pasur artistik me recitime dhe këngë kushtuar mësueseve, nënave, atdheut, flamurit, Kosovës, nën drejtimin e mësueseve Melita Oreshkoviq, Suzana Jakupi, Diana Sahatciu dhe Pranvera Shabani. Në lidhjet online me recitime morën pjesë nxënësit e Kashtel Novit dhe Osijekut. Në sallën e mbushur plotë të pranishëm përveç përfaqësuesve të institucioneve ishin edhe prindërit dhe përfaqësues të medias kroate.

Manifestimin e përshëndetën konsulli i Ambasadës së Kosovës, z.Xhevdet Sopaj, zëvendësja e ambasadorit të Shqipërisë, znj. Alma Kasa dhe ambasadori i Republikës së Maqedoniseë së Veriut, z.Milaim Fetai. Mësueset dhe prindërit i përshëndetën nëpërmjet video-mesazheve znj.Anila Ferizaj Avdia nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, si dhe z. Ymer Avdiu, përgjegjës për mësimin shqip në Diasporë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. E pranishme gjithashtu ishte edhe kryetarja e Klubit të grave shqiptare të Kroacisë “Mbretëresha Teuta”  znj. Shenida Bilali.

Duke iu uruar festat dhe suksese të mëtejshme në punën e tyre për ruajtjen e gjuhës, identitetit dhe traditave shqiptare tek fëmijët e Diasporës vlerësuan kontributin e mësuesve ndër vite që nëpërmjet  gjuhës shqipe krijojnë urën lidhëse midis fëmijëve dhe atdheut e kombit, që me dashurinë e përkushtimin e tyre ruajnë identitetin kombëtar në gjeneratat e reja të Diasporës.

Falenderuan prindërit për ndërgjegjësimin e tyre që fëmijët mësojnë gjuhën, kulturën e traditat shqiptare. Shqipëria, Kosova dhe gjithë kombi ynë do t’ju jetë mirënjohës të gjithë mësuesve, prindërve e fëmijëve që nuk harrojnë rrënjët e tyre dhe i trashëgojnë ato. Përshëndetën të gjithë nxënësit, veçanërisht nxënësit e qyteteve të Krkut dhe Kashtel Novit që kanë filluar për herë të parë në këtë vit shkollor mësimin shqip.

Programin e hapën nxënësit duke i uruar mirë se ardhjen të pranishmeve dhe festat e 7 dhe 8 Marsit mësuesve, nënave, motrave dhe grave.

Pjesë e këtij manifestimi ishte dhe ekspozita e vizatimeve të 20 nxënësve nga e gjithë Kroacia, të cilët kishin sjelle me imagjinatën e tyre pëllumbin e paqes, fitoren e Pavarësisë së Kosovës, gërshetimin e flamurit kombëtar dhe të Kosovës, figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, të heroit Adem Jashari, peisazhe të Kosovës etj.

Gjate këtij manifestimi kulturor u shpallen rezultatet e konkursit me krijime letrare dhe vizatime të nxënësve me temën “Kosova ime“, konkurs që u hap në muajin janar të 2022 dhe u mbyll në muajin shkurt.

Komisioni i përbërë nga profesorë, artistë e poete vlerësuan për krijimet letrare me çmimin e parë nxënësen Teuta Mahmutaj nga Rijeka me poezinë “Kosova ime“, çmimin e dytë e fitoi Era Ejupi me esenë “Pushimet në Kosovë“, ndërsa çmimin e tretë e fitoi nxënësja Anamarija Nikollaj me poezinë “Kosova ime“.

Për vizatimet komisioni shpalli çmimet si më poshtë:

Me çmimin e parë u vlerësuan Vesa dhe Visar Kabashi nga Krku me vizatimin “Pëllumbi i paqes në Kosovë”.

Me çmimet dyta Adea Smajli nga Zagrebi me vizatimin e portretit të “Skënderbeut” dhe Arlina Kurtishi me gërshetimin artistik të dy flamujve.

Me çmimin e tretë u vlerësuan nxënësit Merita Haliti nga Zagrebi me vizatimin artistik të shqiponjës dhe nxënësi Hadis Mahmudi nga Osijeku me vizatimin e librit dhe pendës, simbolet e diturisë.

Poetja Durdica Ramqaj dhe mësuesja Melita Oreshkoviq i dhuruan fitueseve komplete me librat e poetit kroato/kosovar Shahin Hasani.

Programi përfundoi me tingujt e këngës “E duam lumturinë“ dhe mesazhin e nxënësve, mësueseve dhe nënave, të cilët njëzëri shprehën solidaritetin për fëmijët dhe nënat ukrainase duke brohoritur “Paqe në Ukrainë! Paqe në Ukrainë!

Nga Melita Oreshkoviq

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.