Greqi/ Komuniteti shqiptar çel këndin e arkivit në Hania

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti shqiptar që jeton në Hania tashmë ka një hapësirë të dedikuar për tu njohur më shumë me historinë dhe materialet që disponon Arkiva Shtetërore Shqiptare.

Ditën e djeshme drejtori i përgjithshem i Arkivës së Shtetit, Ardit Bido ka zhvilluar një vizitë në komunitet ku edhe ka zyrtarizuar nismën.

“Çelëm dje në Hanja të Kretës, Këndin Arkivor të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, bashkë me Komunitetin Shqiptar dhe Bashkinë Hania, në mënyrë që çdo shqiptar të ketë qasje në dokumentet arkivore si të ishte në Tiranë pavarësisht ku jetojnë, shkruan Bido.

Ndërsa  Kryeari i Komunitetit Shqiptar në Hania, z. Afrim Avdiaj nëpërmjet një stastui të gjatë në facebook ka falënderuar të gjithë njerëzit që mundësuan realizmin e një projekti të tillë me rendësi për komunitetin.

“Falenderojmë nga zemra drejtorin e Përgjithshëm të arkivës së shtetit shqiptar, z. Ardit Bido, drejtoreshën e arkivës së shtetit e cila ishte dhe thembra e Akilit për këtë nismë, znj. Elsa Saka, drejtorin e Inspektimeve dhe Trajnimeve, z. Endrit Musaj, përgjegjësin e Promovimit, z. Ergi Zaloshnja, përgjegjësin e Sallës së studimit, z. Myrteza Sharra.

Për t’u falenderuar ngelet dhe sekretarja e Përgjithshme e bashkisë Hania, znj. Eleni Zervudhaqi, e cila premtoi edhe dhënien e një salle në dispozicion të komunitetit tonë, që do të shërbejë pikërisht për këtë nismë.

Falenderojmë dhe drejtorin e Qendrës Punëtore Hania, z. Jani Manolakaki, i cili ishte i gatshëm për dhënien e çdo ambienti që iu kërkua nga ne si organizatë.

Falenderojmë sindikatat vendase dhe kryetarin e tyre z. Φωτης Ρηγανακος , të cilët përgatitën edhe një banket të vogël për të ftuarit tanë.

Falenderojmë kryetarin e Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë në Kastel, z. Gezim Muca bashkë me sekretarin e Përgjithshëm, z. Agron Gjymenga, që na nderuan me praninë e tyre në këtë marrëveshje.

Falenderojmë Komunitetin Shqiptar në Rethimno me përfaqësuesit e tyre të nderuar, kryetarin Sokol Gjoka dhe kryetarin e nderit dhe njëkohësisht nënkryetarit të Komunitetit Shqiptar në Greqi, z. Luan Pacani i cili ka qënë dhe një nga frymëzuesit e çdo nisme tonën.

Falenderojmë gjithë pjesëmarrësit e nderuar që ishin pjesë e kësaj marrëveshjeje kaq kuptimplotë” shkruan Avdiaj.

Sipas marrëveshjes në ambientet e shoqatës do të funksionojë një kënd i veçantë ku në dispozicion të anëtareve do të jenë dy kompjuter të cilët do të mundësojnë shfrytëzimin e materialeve arkivore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.