“Shkolla Shqipe” hap pikën shkollore të radhës në Erlen, në Kantonin e Thurgau-t

E hënë, 7 Korrik, 2025

“Shkolla Shqipe” në Zvicër vazhdon me hapjen e pikave të reja shkollore. Pas dhjetëra e dhjetëra pikave shkollore në mbarë Zvicrën,  me datën 25 shkurt 2022 u hap edhe pika shkollore e radhës, tani në Erlen të Kantonit Thurgau.

“Ishte kënaqësi e veçantë t`i shohësh 22 nxënës të cilët u regjistruan qysh në ditën e parë. Edhe 4 nxënës të tjerë për shkaqe subjektive nuk arritën të vijnë në orët e para të gjuhës shqipe, ata do t`iu bashkëngjiten në javën në vazhdim” thotë koordinatori Vaxhid Sejdiu.

Qindra nxënësve të shkollave shqipe iu bashkëngjiten edhe njëzet gjashtë nxënës të rinj. Dhe në javët në vazhdim do të lexojmë dhe do të shohim edhe më shumë nxënës të cilët do të ulen në bankat shkollore për të mësuar shqip, edhe në pikat tjera shkollore.

Kështu na informon koordinatori i “Shkollës Shqipe” në Zvicër, z. Vaxhid Sejdiu, i cili me punën dhe angazhimin e tij së bashku me prindërit dhe mësuesit e tjerë është bërë shembulli më i mirë se si punohet për shkollën shqipe. “Ai na shpjegoi se pas një pune të vazhdueshme gjatë këtyre dy (2)  muajve të fundit me prindërit në këtë rrethinë arritëm të hapim pikën shkollore në Erlen të Kantonit të Thurgau-t. Pothuajse çdo javë hapim nga një pikë shkollore. Tani “Shkolla shqipe” në Zvicër, tani është një realitet i bukur në mërgatën shqiptare në Zvicër dhe më gjerë. I madh është numri i prindërve dhe veprimtarëve, të cilët paraqiten dhe kërkojnë njoftimet për shkollat e radhës. A ka gëzim më të madh se të hapësh një pikë shkollore në gjuhën amtare.”

Nga Isuf Ismaili

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.