Si shpesh herë, shqiptarët nuk hezitojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin në raste të vështira. Shqiptarja Neli Supur nga Ukraina, së bashku me djalin e saj te vogël u zgjuan nga zhurmat e raketave para tre ditësh dhe zgjodhi të largohej nga vendi ndërsa burri i saj shkoi në luftë.
Sheip Pacolli është shqiptar i Kosovës i cili së bashku me familjen jeton në Gjermani, pasi dëgjoi thirrjen e Nelit nga ekrani i Top Channel, shkoi në kufirin e Ukrainës me Poloninë për të marrë Nelin dhe Ervinin e vogël.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli bën me dije se është takuar me Nelin dhe Ervinin.
“Më në fund u takuam me Nellin dhe Familje. Nelli është e lodhur pak por tasht është mirë edhe djali Ervini vogël është shumë mirë dhe në duar të sigurta.
Mos e kontaktoni Nellin sepse telefoni si bën, as interneti.
Tani u nisëm nga Medyka Poloni dhe po vazhdojmë për Gjermani”, shkroi ai.
Neli ka veç një lutje, të marrë fund kjo lufte dhe biri i saj të ketë mundësinë të përqafojë të atin. /TCH/
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.