Dita e Gjuhës Amtare, një motiv i fortë për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë

E hënë, 7 Korrik, 2025

Për mësuesen e gjuhës shqipe në Zvicër, Mimoza Bejkollari Dako, ka pasur dy fillime. Një në vitet ’90 në Greqinë e paqartë me fluksin e madh të emigrantëve që vinin nga Shqipëria dhe një në Zvicrën e viteve 2010, institucionale, korrekte dhe mbështetëse. Në të dy vendet ajo ka dhënë mësim, në të dy vendet i është përkushtuar misionit fisnik të përçimit të gjuhës amtare te brezat e fëmijëve të lindur dhe rritur në emigracion. Në emisionin “Vizioni i pasdites” dedikuar sot Ditës ndërkombëtare të Gjuhës Amtare ajo ka rrëfyer  më shumë për sfidat e mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë.

“Vitet e para ishin shumë të vështira për emigrantët shqiptarë në Greqi. Në vitin 1998 filloi edhe ligjërimi i emigrantëve, pra deri në atë moment Greqia nuk kishte një politikë për emigracionin, sepse ishte një vend nga ku vetëm kishin ikur njerëzit nga Greqia, ashtu si kemi ikur dhe ne këto 30 vite. Dhe duke qene se nuk kishim dokumenta, kuptohet që njerëzit ishin të frikësuar, pa dokumenta s’mund të lëvizje lirshëm, s’mund të gjeje punë lehtë etj etj. Ishte një domosdoshmëri e asaj kohe, me ligjërimin e emigrantëve filluan edhe organizimet e para, o formuan shoqatat e para, të cilat dhe ato u ligjëruan. Unë në atë kohë kisha emigruar në Selanik. Dhe fati ishte, (pasi nuk varet nga dëshira që mund të kem unë ose të tjerët por duhet të jetë edhe momenti i duhur, kushtet e duhura dhe vendi i duhur) qe isha pikërisht e përkrahur nga shumë njerëz përparimtarë, mendjehapur grek, vendas sepse ai ishte momenti, kulmi që duhet të mbështeteshim dhe formuan shoqatën. Dhe në kuadër të kësaj shoqate formuan “Vatrën e emigrantit”, dhe në këtë vatër mendova, kemi gjithë këtë hapësirë përse mos ta shfrytëzojmë për ti mësuar fëmijëve gjuhën shqipe. Në 7 mars 2001 filloi për herë të parë klasa e gjuhës shqipe, është një shkëndije që sot e kësaj dite ka shërbyer si pikë nisje për krijimin e shumë klasave të gjuhës shqipe.

Ndërsa në Zvicër unë kam rreth 6 vite. Mësimi i gjuhës amtare në Zvicër, mësohet në mënyrë institucionale Ndryshe nga Greqia që bazohet mbi dëshirën ose vullnetin ose kohën e mësuesve pra vullnetarisht. Mund të them që në Greqi njoh mësues që kanë vite që japin mësim vullnetarisht. Në Zvicër ekziston Drejtoria arsimore, ka një sektor të veçantë për gjuhën amtare, si për ne dhe për kombësitë e tjera. Organizohen seminare e trajnime për mësuesit, edhe unë kam marrë pjesë. Pra nga shteti i Zvicrës tani nuk ka absolutisht asnjë problem, ka krijuar të gjitha kushtet. Ne bëjmë mësim në shkollat Zvicerane, pasditeve një herë në jave me të gjitha mjetet me të gjitha mundësitë, pa asnjë trysni. Mësuesit dhe drejtuesit e shkollave zvicerane jo vetëm që e promovojnë mësimin e gjuhës amtare por bëjnë edhe punë bindëse me prindërit. Ka shumë përfitime mësimi i gjuhës amtare, ne ndoshta e shohim nga ana patriotike, por është edhe ana praktike. Në Zvicër komuniteti i shqiptarëve nga të gjitha trojet është shumë i madh, dhe ka një numër shumë të madh biznesesh që drejtohen nga shqiptarë nga trojet. Dhe këta fëmijë që mësojnë gjuhën amtare e kanë shumë më të lehtë kur zotërojnë gjuhën shqipe të hyjnë në këto biznese, sepse edhe vetë klientët janë shqiptarë”, tha ajo.

Dako shpjegoi se aktualisht “Shkolla shqipe në Zvicër” ka hapur rreth 75 pika shkollore të mësimit të gjuhës shqipe në 18 kantone dhe janë dhe 30 në pritje. “Këto janë realizuar brenda një periudhe 2 vjeçare. Pasi në Zvicër kishte një ngërç me mësimin e gjuhës shqipe, madje kishte filluar edhe rënia e numrit të nxënësve që ndiqnin klasat e mësimit të shqipes” shpjegon Dako .

Sa i takon politikave të shtetit shqiptar ajo tha se shteti shqiptar, para dy vitesh filloi regjistrimi i mësuesve të Diasporës. “Kjo do të thotë që në bazë të disa kritereve të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe në Diasporë, paraqesin dokumentat  licensohen dhe këta mësues janë të gjithë të regjistruar në regjistrin Kombëtar të Mësuesve të Diasporës. Dhe ky ishte ishte një fillim. Gjithashtu me Qendrën e Botimeve për Diasporën ne kemi pasur bashkëpunim, sepse ata ishin të vetmit që ne na furnizonin me libra. Ky mekanizëm u krijua filloi të funksionoj por për momentin nuk dimë se çfarë po bëhet. Pra ambasada me ne është ne rregull, bën kërkesën për tu hapur klasa, Qendra e Botimeve  sjell librat, por ne përsëri nuk jemi të kompletuar. Pra fillon diçka lihet në mes, vjen një qeveri e re, edhe e të njëjtës forcë politike fillojmë prapë nga e para.

Dhe këtu janë fëmijët që humbin. Nëse ky proces nuk është institucional, i vazhdueshëm atëher humbet shpresa humbet motivimi” përfundoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.