1931/Kur Ajnshtajn protestonte për vrasjen e albanologut në The New York Times”

E diel, 6 Korrik, 2025

Në 19 shkurt 1931, agjentët serbë vranë studjuesin dhe albanologun e madh kroat Milan Shuflay. Ata ia thyen kokën me vare, bastisën apartamentin e tij dhe vodhën dorëshkrimin Kodeksi Albanikus, Vëllimi i Tretë, një vepër madhore për historinë dhe kulturën shqiptare që nuk është gjetur më.

Sipas të gjitha gjasave është shkatërruar nga organizatorët e vrasjes së tij.Për të është shkruar shumë, po një ngjarje interesante ka qenë protesta publike për vrasjen e tij nga Albert Ajnshtajn dhe Hajnrish Man (shkrimtar dhe vëllai i të famshmit tjetër Tomas Man), të cilët dënuan publikisht Beogradin për këtë krim.

Letra e tyre u botua në faqen e parë të gazetës së njohur “The New York Times”.

Madje po ta shihni nga fotografia shoqëruese, kollona e tij është e para në numrin e ditës, të 5 majit 1931.

Letra e protestës që akuzonte drejtpërdrejt për terrorizëm mbretin jugosllav dhe klikën e Beogradit i drejtohej Ligës së të Drejtave të Njeriut, me qendër në Paris. Për Ajnshtajnin dhe bashkënënshkruesin e letrës, vrasja makabre e albanologut shqiptar ishte një shembull më shumë e terrorizimit të inteligjencës kroate nga regjimi terrorist serbocentrik i Beogradit. /Illyria/

Nga Ruben Avxhiu

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.