11 shkurt 1907, në Rumani themelohej dega e shoqërisë patriotike “Bashkimi”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Më 11 shkurt 1907, në Rumani u themelua dega e shoqërisë patriotike “Bashkimi”, me Eftimi Radin si kryetar, Ibrahim Starovën gjithashtu Ibrahim Bërzeshta (lindur si Ibrahim Ethem Sojliu) më mirë i njohur si Ibrahim Temo si zëvendës kryetar dhe Jan Mihal Lehovën si sekretar. Në foto patriotët shqiptarë në Bukuresht në vitin 1910. Sipër nga e majta: Dhimitër Berati, një shqiptar nga Odesa (emri i panjohur), Rafael Anastasi, Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), Akil Eftimi dhe Spiro Papajani. Poshtë nga e majta: Filip Gjeka, Pandeli Evangjeli, Dervish Biçakçiu, Kristo Meksi, Luigj Gurakuqi dhe Sotir Pllati.

Shoqëria e re do të mbetej një nga vatrat më të rëndësishme të botimit të librave në gjuhën shqipe. Librat, përgatitur prej atdhetarësh punëtorë, dilnin një nga një nga shtypshkronja e saj e dërgoheshin në të katër anët e Shqipërisë e të botës, që nga Amerika deri në Kinë, duke përhapur kështu kudo idenë e madhe të Shqipërisë së mosvrame.

Lexoheshin me etje të madhe dhe ngjallnin ndër zemra ndjenjën e kombësisë, dëshirën për një Rilindje e për një Atdhem, duke u bërë burim i pashtershëm i idealit të ri të popullit shqiptar. Nga kjo shoqëri nisi fushata e sulmi për përdorimin e gjuhës shqipe në shkollat e Shqipërisë e po nga kjo, veprimtaria për të përhapur kudo vargjet dhe notat e Himnit të Flamurit, krijuar po në gjirin e saj nga ai, që qe deri në vdekje, shpirti i lëvizjes së shqiptarëve të Rumanisë, Asdreni.

Po kjo shoqëri do të dërgonte më 28 nëntor për të ngritur Flamurin Kombëtar në Vlorë një delegacion të përbërë nga 6 patriotë nga më të dalluarit e të flakët, ndërmjet të cilëve, Luigj Gurakuqin, që do të luanin, më pas, një rol të dorës së parë për organizimin e shtetit shqiptar në fasha.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.