Kryebashkiaku i New York-ut Eric Adams, është fotografuar duke bërë simbolin e flamurit shqiptar.
Ky moment i veçantë është bërë publik nga ish këshilltari bashkiak dhe kreu i Këshillit Koordinues të Diasporës Mark Gjonaj.
Gjonaj ka publikuar foton e Adams në rrjetin social “Twitter”, duke e falenderuar për mbështetjen dhe mundësinë që iu ofron bizneseve shqiptare, në Nju Jork.
“Faleminderit Eric Adams për mbështetjen për bizneset e vogla!”, shkruan Mark Gjonaj në Twitter.
Kryebashkiaku Adams, duket se ka vizituar lokalin e shqiptarit Gjonaj, dhe si formë mbështetje për biznesin e vogël që drejtohet nga shqiptarët, ka bërë simbolin e shqiponjës.
Thank you @NYCMayor Eric Adams for showing support for small businesses! pic.twitter.com/sPIlQppCP5
— Mark Gjonaj (@MarkGjonajNY) February 7, 2022
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.



