Arratisje spektakolare e 4 të burgosurve shqiptarë në Kretë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Arratisje spektakolare sot orët e para të mëngjesit nga 4 të burgosur shqiptarë në Kretë. Së bashku me një pakistanez,  5 të burgosurit kanë ikur pa lënë gjurmë nga stacioni qendror i policisë në Chania, pas transferimit në fundjavë nga burgu i Koriladhosë, Athinë.

Sot në mëngjes do të kryhej transferimi i tyre në burgun e Agjias, Kretë, për të kryer dënimin e mbetur. Të arratisurit kanë sharruar dritaren e banjës së policisë, duke shembur dhe një pjesë të murit dhe janë hedhur në kopshtin duke u larguar me një automjet të vjedhur në drejtim të panjohur. Policia greke ka gjetur automjetin e vjedhur me të cilin janë larguar 5 të burgosurit, e më pas e kanë braktisur në rrugë të ishullit.

Dënime të rënda kryenin të pestë të arratisurit. Përveç 35 vjeçarit pakistanez i dënuar 3 herë burgim i përjetshëm për 3 vrasje, 43 vjeçari shqiptar nga Dropulli, me inicialet O.P. ishte pjesëtar i bandës kriminale të Atikës që deri në vitin 2016 kishin kryer një sërë grabitjesh me dhunë dhe madje kishin lënë dhe një viktimë. Banda u eliminua  në vitin 2016, ndërsa 43 vjeçari kryente dënim me burgim të

përjetshëm. Dënim 24 vjet për grabitje kryente një 32 vjeçar shqiptar, një 29 vjeçar i dënuar për trafik droge ishte dënuar me 30 vjet dhe një 34 vjeçar për trafik droge me 12 vjet. Të burgosurit ndodheshin në burgun e Koridhalosë  në Athinë dhe një nga pikat më të rëndësishme të hetimit të policisë është arsyeja përse u larguan drejt Kretës, madje në fundjavë kur dihet që nuk funksionon sekretaria e burgut, duke mbetur detyrimisht në qeli jo të sigurisë së lartë të stacionit qendror  të policisë së zonës Chania.

Policia greke është në kërkim të strehimit të përkohshëm në ishullin e Kretës, ndërsa janë bllokuar si portet ashtu dhe aeroportet  e ishullit, ku kryhet kontroll i rreptësishëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.