Pas dy javës pengesë, Kosova ka vendosur që këtë të shtunë të lehtësojë masat kufizuese për hyrjen në territorin e saj.
Këtë të shtunë në pikën Kufitare Morinë ku prej dy javësh kërkohej që për hyrjen në Kosovë të kishte tre doza të vaksinës anti-Covid sot qytetarët shqiptarë janë lejuar të futen me vetëm dy doza.
Ndersa abcnews.al bën me dije se heqja e dozës së tretë ka sjellë rritje të fluksit të lëvizjes së qytetarëve .
Mbrëmjen e djeshme Kosova ka miratuar masat e reja kundër Covid-19. Sipas vendimit për t’u futur në Kosovë nuk do të kërkohen më tre doza të vaksinës anti-Covid, apo dy doza dhe një test negativ PCR të orëve të fundit.
Me rregullat e reja, për t’u futur në Kosovë duhet të jeni të vaksinuar me dy doza ose me një dozë të vaksinës Johnson & Johnson dhe të mos keni më shumë se 12 muaj që e keni marrë dozën e fundit. Po ashtu, kufiri mund të kalohet me dëshmi që e keni kaluar Covid-19 në 90 ditët e fundit, ose nëse keni një dozë vaksine dhe një test PCR negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.