Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare marrëveshje bashkëpunimi me UET

E diel, 6 Korrik, 2025

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Ardian Lekaj ka firmosur ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi me Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në Universitetin Europian të Tiranes, Dr. Elvin Meka.

Objekti i kësaj marrëveshje është përcaktimi i mënyrave të bashkëpunimit midis UET dhe Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Bazuar në këtë marrëveshje Dhoma, në përputhje me nevojat dhe mundësitë e disponueshme do të pranojë studentë në praktika profesionale duke iu dhënë mundësinë studentëve të UET të shfaqin ose përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale, si dhe të ofrojë mundësi punësimi.

Ndërsa UET do të ofrojë konsulencë të specializuar në të gjitha fushat e ekspertizës së tij akademike

dhe profesionale si dhe mundësinë për kualifikime afatgjata të ciklit Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor, Master Ekzekutiv dhe Doktoraturë. Gjithashtu, do të ofrojë mundësinë e trajnimeve të certifikuara 3-12 javore në fushat e interesit.

Ndër të tjera palët do të angazhohen të organizojnë dhe zhvillojnë veprimtari/ projekte/ evente të përbashkëta në fushat e përbashkëta të interesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.