Greqi/ Arrestohet 23 vjeçari shqiptar, akuzohet për vrasjen e tifozit së PAOK

E martë, 17 Nëntor, 2026

Arrestohet 23 vjeçari shqiptar me inicialet A.T. në Selanik për vrasjen e dhunshme të a19-vjeçarit grek, Alqis Kambanu, të hënën pas mesnatës, në zonën Harilau, afër stadiumit të skuadrës “Aris” në Selanik. 23 vjeçari i lindur në Selanik nga prindër emigrantë ka pohuar se mori pjesë në sulm, por mohon se është vrasësi që i dha goditjen fatale 19-vjeçarit.

Historiku i ngjarjes:

Policia e Selanikut ka arrestuar 23 vjeçarin A.T. i njohur si tifoz ekstrem i skuadrës PAOK, me aktivitet të njohur në episode të shumta dhune mes tifozëve të skuadrave kundërshtare. Të hënën, pas mesnate, një grup tifozësh huligant të PAOK ndaluan në rrugën e zonës Harilau, ku ecte viktima me 2 shokë dhe pasi u siguruan se janë tifoza të skuadrës kundërshtare “Aris” fillimisht i dhunuan ashpër  dhe më pas i qëlluan me thika dhe armë të tjera të ftohta. Dy të rinj mbetën të plagosur, ndërsa Alqis Kambanu mori goditje fatale në këmbë duke humbur jetën nga hemoragjia, para se të arrinte ambulanca apo ndërhyrja e policisë. 23 vjeçari shqiptar nuk është i panjohur për policinë greke, pasi ka dosje të hapur për sulme në vitin 2017 në një ndeshje episodike  të PAOK në Volos, si dhe në 2019 nga një tjetër sulm me thikë kundër një tifozi kundërshtar. Policia greke vijon hetimet për arrestimin e huliganëve të tjerë që sulmuan tre djemtë gjatë shëtitjes në lagjen e tyre. 23 vjeçari shqiptar, që studion në institut shtetëror grek për teknik aparaturash mjekësore, është identifikuar nga të lënduarit, ka pohuar sulmin por deklaron se nuk përdori armë të ftohta dhe nuk ishte ai që dha goditjen fatale 19-vjeçarit grek. Ngjarja ka shkaktuar një bujë të madhe në Greqi, me opinionin publik të shprehet edhe në median sociale shumë i indinjuar për dhunën mes tifozëve, duke akuzuar institucionin sportiv si mbrojtës të një sistemi interesash për përfitime me viktima të rinj të pafajshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.