Eurovision 2022/ Laura Pausini prezanton Ronela Hajatin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pak minuta më parë në skenën më të rëndësishme të muzikës së lehtë në Europë, “Sanremo” për herë u prezantuan tre moderatorët e festivalit europian të këngës “Eurovision” që këtë vit do të mbahet në Torino.

Tre prezantuesit janë këngëtarja e njohur Laura Pausini, këngëtari Mika dhe aktori Alessandro Cattelan.

Në Torino mbrëmjen e sotme ka nisur numërimi mbrapsht. Pas 100 ditësh qyteti do të mirëpresë festivalin e muzikës europiane, kjo falë fitores që grupi Maneskin i solli Italisë një vit më parë me këngën “Zitti e Buoni”.

Sipas shortit të hedhur pak ditë më parë përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati do të jetë e para artiste që do të shkelë në skenën e Torinos. Ajo do të çelë natën e parë gjysmë finale të festivalit me këngën e saj fituese të festivalit të këngës “Sekret”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.