142 vjet nga vdekja e folkloristit, filozofit e veprimtarit shqiptar Zef Jubani

E diel, 6 Korrik, 2025

Më 1 shkurt 1880, ndërroi jetë Zef Jubani, folkloristi, filozofi dhe veprimtari shqiptar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai është i njohur për botimin e një Koleksioni të Këngëve dhe Rapsodive Popullore Shqiptare në dialektin Gegë të Shqipes.

Sipas bibliografive të rëndësishme, mbiemri i vërtetë duhet të ketë qenë Ndokilja / Ndokillia, po ashtu i formuar në një mënyrë aventureske dhe me imagjinatë, sepse në të vertetë, është pasojë e bashkimit të emrave Ndok e Ilia, që i përkisnin përkatësisht të jatit dhe gjyshit të personazhit tonë.

Në Shkodër kryente, nga viti 1848, funksionet si sekretar përkthyes i Konsullit të Francës, Louis Hyacinthe Hécquard. Për të, mblodhi shumë material që pastaj Konsulli e botoi në: “Historire et description de la Haute Albanie ou Guégarie” Paris 1858 (njëmijë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë).

Më vonë, në 1853 (njëmijë e tetëqind e pesëdhjetë e tre), duket se ka qenë – gjithmonë në Shkodër – Asistent i Zëvendës Konsullit Britanik.

Ishte mik i Dora d’Istria (dhe më vonë do shohim si e nderoi këtë miqësi), i Jeronim De Radës; dhe i Fra ‘Leonardo nga Greci, arbëresh nga Avellino në Kampania të Italisë, famullitar i Troshanit , fshatit afër Blinishtit, në Lezhë, ndoshta më pak i njohur në Shqipëri, por jo më pak i rëndësishëm në historinë shqiptare. Të gjithë emra që do të takojmë më vonë.

Përveç letërkëmbimit, duket që shoqërohej personalisht me këto personazhe, në Itali, prania e së cilit është raportuar në Venecia dhe – gabimisht – edhe në Trieste, sepse pothuaj gjithë historianët që kam shfletuar e marrin për të qenë se në atë kohë, Trieste nuk ishte në Itali por në perandorinë Austro-hungareze. E them këtë për të vënë në dukje besueshmërinë e ulët të burimeve që kemi në dispozicion.

Në Venedik bashkëpunoi me gazetën e përditshme vendase “Il Gazzettino”, dhe më pas, në vitin 1878 (njëmijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë), botoi vepren “Projekt lundrimi me avulloret italiane në Adriatik, tregtia e Venedikut me Shqipërinë”.

Në foto portreti i Zef Jubanit i veshur me kostum tradicional shqiptar nga Shkodra.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.