Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau në izolim pesëditor

E enjte, 3 Korrik, 2025

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau thotë se do të jetë i izoluar për pesë ditë, pasi ka patur kontakte me dikë që ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Në një postim në Twitter ai shkuan: “Mbrëmë mësova se jam ekspozuar ndaj COVID-19. Rezultati im i testit të shpejtë ishte negativ, mirëpo po ndjek rregullat e Shëndetit Publik, dhe jam izoluar për pesë ditë. Ndihem mirë dhe do të punoj nga shtëpia. Qëndroni të sigurt, të gjithë – dhe ju lutemi vaksinohuni”- ka porositur ai në fund të postimit.
Zyra e Kryeministrit ka thënë për gazetat lokale kanadeze se ekspozimi i Trudeau-së ndodhi pasi ai u shfaq së bashku me tre ministra në një konferencë shtypi në Parlamentin e Kanadase të mërkurën në mbrëmje.
Trudeau është plotësisht i vaksinuar, dhe para disa ditesh ka marrë edhe injeksionin përforcues apo dozën e tretë  për COVID-19. Të enjten pasdite, Trudeau mori pjesë në një mbledhje virtuale të grupeve parlamentare ku iu drejtua 158 anëtarëve të tij të Parlamentit.
Qeveria e Ontarios ka publikuar  udhëzimet e saj për izolimin në rastet kur një person plotësisht i vaksinuar është i ekspozuar ndaj COVID-19 në fund të muajit të kaluar. Sipas udhëzimeve të kësaj krahine një  i vaksinuar plotësisht këshillohet të izolohet për pesë ditë në rastet kur është pjesë e një kontakti me personin e rezultuar pozitiv.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri ekspozohet dhe izolohet shkaku i virusit. Pikërisht në fillim të pandemisë, në mars 2020, ai ka qenë ndër të parët liderë botërorë që pat shkuar në një izolim 14-ditor pasi gruaja e tij Sophie Gregoire Trudeau rezultoi pozitive për COVID-19. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ai pat njoftuar se po testohej rregullisht dhe vetë-monitorohej pasi disa anëtarë të stafit të tij patën rezultuar pozitivë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.