Dëborë, ngrica, ARRSH thirrje shoferëve: Bëni kujdes në këto akse rrugore

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shqipëria në disa zona është zgjuar e mbuluar nga dëbora. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshje dëbore ka pasur në akset Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin.

Por edhe reshjet kanë qenë të konsiderueshme nuk ka probleme në qarkullimin. Gjatë natës është punuar për hedhjen e kripës dhe hapjen e rrugëve.

Por duket se situata do të jetë më e rënduar në orët në vijim, ku temperaturat do të shkojnë deri në -17°C në zonat malore.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Apel për drejtuesit e mjeteve:

“Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore” mbyllet njoftimi i ARRSH.

Rruga e Kombit është tërësisht e kalueshme, por rënia e temperaturave mund të sjellë ngrica e akull në orët në vijim. Java që vjen pritet që të jetë akoma më e vështirë me temperatura shumë të ulëta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.